Fieri Online Website » Fierit

Fermerët denoncojnë mashtrimin për farëra shterpë
Fier- Autoritetet e bujqësisë nisin verifikimin, premtojnë dëmshpërblim

Përveç çmimit të lartë të shërbimeve të tokës bujqësore, fermeri i Rrethit Fier nuk është i sigurt për farërat dhe pesticidet që përdor. Edhe këtë vit evidentohen farëra dhe pesticide të skaduara, që nuk plotësojnë standardet e kërkuara dhe as që bëhet fjalë të garantojnë prodhimin e fermerit. Pa e përgjithësuar problemin, pika të veçanta të shitjes së farërave dhe inputeve bujqësore në Rrethin Fier sugjerojnë për fermerët lëndë të para dhe kimikate të mbetura stok, apo që nuk japin efekt.

Një rast i tillë i ndodhur në Komunën Strum të Rrethit Fier është evidentuar nga fermerët dhe pikërisht njëri prej tyre, Nuredin Gega, i është drejtuar me ankesë Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Fier. Një distributor në Bashkinë e Roskovecit ka mundur të shesë farën e kulturës së misrit për një farë me rendiment të lartë, duke joshur fermerët.

“Ky mashtrim bëhet vetëm për qëllime përfitimi, ndërkohë që nga ana e Drejtorisë së Bujqësisë janë marrë të gjitha denoncimet dhe po hetohen rast pas rasti”, shprehet inspektori i DRBUMK-së për farërat, Gani Saliko. Sipas tij, për rastet që denoncohen nga fermerët farëra që nuk japin prodhim dhe pas verifikimeve në terren bëhet vlerësimi i dëmit për fermerët, pra zhdëmtimi i tyre. Përballë disa rasteve të denoncimit për farëra shterpë, Drejtoria e Bujqësisë është duke ushtruar kontroll te të gjitha pikat e shitjes së farërave.

Gjatë vitit 2009, Drejtoria e Bujqësisë, pas konstatimeve të bëra në kultura bujqësore, të cilat nuk kishin dhënë produktivitet, bëri të mundur zhdëmtimin e 15 fermerëve të dëmtuar nga shitja e produkteve false. Gjithsesi, për rastet e këtij viti, Drejtoria e Bujqësisë është duke bërë verifikimin dhe më pas premton me ndërhyrje.

“Po verifikojmë prodhimin e fermerëve fillimisht dhe pastaj do të ndërhyjmë, duke mbrojtur jo siç pretendohet fermerin, por distributorin”, ka përfunduar inspektori Gani Saliko. Kujtojmë se tri javë më parë ishin fermerët e Lushnjës ata që akuzuan për abuzimin me farërat e domates.

Fier, godina e muzeut në prag rrënimi
Specialistët kërkojnë investime dhe më shumë hapësirë për Muzeun Historik të qytetit. Muzeu Historik i Fierit kërkon hapësira. Godina ku muzeu është vendosur prej vitesh po përballet me ditët më të këqija të saj. Kati i dytë i muzeut prej vitesh është shkatërruar dhe tavani i parikonstruktuar lejon që gjithçka që bie jashtë të futet brenda. Edhe pavijoni i Luftës së Dytë Botërore që ishte vendosur në këtë kat është zhvendosur dhe tashmë ky mjedis i ngjan më tepër një rrënoje. Me gjithë kërkesat për investime, deri më tani nuk është mundësuar sigurimi i fondit përkatës. Specialisti i muzeut të Fierit, Nuri Plaku, shprehet  se bllokimi i buxhetit për këtë vit e zgjat për një afat të pacaktuar gjendjen e këtij muzeu dhe e bën të paparashikueshme kohën për rikonstruksion. Gjurmët e rrënimit të kësaj godine nuk janë të dukshme vetëm në katin e dytë. Sipas Nuri Plakut është kërkuar shumë herë që të ndërhyhet në këtë godinë ose të vihet në dispozicion një ndërtesë tjetër me më shumë hapësira. Në rast të kësaj kërkese të fundit, specialistët kanë menduar për një ndarje të mundshme të Muzeut Etnografik. “Ka pasur përpjekje konkrete që ish-godina e shtëpisë së ushtarakëve në Fier të kthehej në një muze, ku çdo pavijon do të kishte katin përkatës. Ka pasur negociata me Ministrinë e Mbrojtjes, por gjithçka ka ngecur. Tashmë ajo që vlen më shumë lidhet me domosdoshmërinë për investime në godinën aktuale”, vijon më tej specialisti Nuri Plaku. Sipas tij, për nga fondet që ekzistojnë dhe zhvillimin që ka pasur ky qytet, kërkohet një muze i përmasave më të mëdha. Ai sugjeron edhe hapjen e një muzeu në natyrë, si dhe prezantimin e vlerave historike të trevës së Myzeqesë edhe në ambiente të tjera. Aktualisht, në muzeun e Fierit funksionojnë pavijoni i arkeologjisë, i mesjetës, i periudhës së fundit, si dhe ai i etnografisë. Në Muzeun Historik të Fierit nuk është e pasqyruar Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare, për të cilën ka pasur shumë pretendime. Tre roje, dy sanitare, një specialist dhe një drejtor përbëjnë administratën e muzeut të Fierit, të cilët presin përditë grupe nxënësish nga shkollat e qytetit që kanë të planifikuar në lëndën mësimore vizitën në muze. Por ky muze vizitohet edhe nga një numër i konsiderueshëm turistësh të huaj, të cilët e kanë bërë Fierin pjesë të guidave të tyre nisur nga pikat e shumta arkeologjike që gjenden në territorin e qarkut të këtij qyteti. Ajo që i shqetëson punonjësit e muzeut, veç investimeve, ka të bëjë me shterjen e personave që në mënyrë vullnetare dorëzojnë objekte me vlerë. Në mungesë të fondeve për blerje, pasurimi i materialeve të ekspozuara bëhet shumë i vështirë, për më tepër që ky muze vihet edhe në dispozicion të mjaft studiuesve.

Buxhetet e pamiratuara bibliotekat Fierit në vështirësi
Godina të amortizuara, mungesa në fondin e librave. Buxhetet e pamiratuara për vitin 2010 në bashkitë e Fierit dhe Patosit, kanë vënë në vështirësi edhe bibliotekat publike të këtyre qyteteve. Sipas përgjegjëseve në bibliotekën e Fierit, si dhe atë të Patosit, mësohet se shumë shërbime kanë mbetur pa u kryer dhe bashkë me to më e rëndësishmja është se për këtë vit nuk ka pasur shtim të fondit të librit. Ndërkohë që godinat e bibliotekave, si në Fier ashtu edhe në Patos, janë tejet të amortizuara. Përgjegjësja e bibliotekës së Patosit, Lindita Mali, ka deklaruar se fondi i librave është shtuar me vetëm shtatë tituj të rinj, ndërkohë që dhe për këto hyrje ende nuk janë bërë pagesat te botuesit. Sipas saj, nevojiten investime serioze nga bashkia, por kjo e fundit nuk ka miratuar ende buxhetin dhe ndodhet në krizë. E njëjta situatë paraqitet edhe në Bibliotekën publike të Fierit, ku ende nuk janë shlyer detyrimet financiare për librat që janë blerë gjatë vitit të shkuar dhe fillimit të këtij viti. Ndërhyrja e vetme që po bëhet, është lyerja e fasadave të godinës, ndërkohë që në mjediset e brendshme kërkohet investim kapital, si për infrastrukturën ashtu dhe për bazë materiale dhe ndriçimin.

Prefektura, premtime për zhvillimin e infrastrukturës
Fier- Prefekti i Fierit, Bujar Hasaj, premton ndërhyrje në një sërë investimesh në infrastrukturë, shkolla dhe shëndetësi. Deklarata është dhënë pas njohjes me projektet e të gjitha njësive të qeverisjes vendore në shkallë qarku, si dhe pas njohjes së projekteve të ndërhyrjes së qeverisë. Investimet publike në infrastrukturën rrugore, ujësjellës, arsim, kulturë, shëndetësi etj., do të jenë prioritet i programit të këtij viti në njësitë e qeverisjes vendore të Qarkut Fier. Kreu i institucionit të prefektit, Bujar Hasaj, ka thënë se të treja rrethet e qarkut do të marrin investime, por më shumë do të përfitojë Rrethi i Fierit. Sipas Hasaj, investimi më i rëndësishëm është ndërtimi i “By Pass”-it, që do të lidhë autostradën e papërfunduar Lushnjë-Fier dhe atë Levan-Vlorë. Kurse një moment i rëndësishëm i investimeve do të jetë përmirësimi i godinave shëndetësore dhe arsimore, kryesisht në zonat rurale. “Janë të shumta investimet që do të realizohen gjatë këtij viti. Është programuar që infrastruktura rrugore të jetë më kryesorja. Kemi parashikuar ndërtimin e rrugëve rurale, si dhe të akseve të rëndësishme, përmend këtu “By Pass”-in”, ka thënë prefekti i Fierit. Realizimi i investimeve për vitin e kaluar shkon në një masë prej 95% dhe pritet që kjo masë të përmbushet edhe gjatë këtij viti, pavarësisht se shumë investime janë lënë përgjysmë.

Dy kandidatë për Prokurorinë e Fierit
Këshilli i prokurorisë voton me tri vota prokurorin Besnik Cani dhe me dy vota Erion Çelën

Këshilli i Prokurorisë ka votuar dje dy kandidatë për postin e drejtuesit të Prokurorisë së Fierit. Prokurori Besnik Cani ka marrë tri vota, ndërsa prokurori Erion Çela ka marrë dy vota. Sipas burimeve nga akuza qendrore, dy emrat e votuar nga këshilli do t’i propozohen kryeprokurores Ina Rama për drejtuesin e ri të akuzës në Fier. Sipas procedurave, votimi i djeshëm nuk përcakton drejtuesin e ri, por thjesht i propozon numrit një të akuzës qendrore emrat që kanë marrë vota. Vendimmarrja merret nga Kryeprokurorja, e cila i propozon Presidentit transferimin e prokurorit në akuzën e Fierit. Aktualisht, Prokuroria e Fierit drejtohet nga prokurori Besnik Cani, i komanduar nga zyra e prokurorit të përgjithshëm, pasi ish-drejtuesi, Altin Binaj, personi që hetoi dosjen “Ruzhdie”, u transferua si drejtues i akuzës në Durrës. Edhe në atë rast ishte zhvilluar një votim në këshillin e prokurorisë me disa kandidatë. Prokurori Cani që ka marrë shumicën e votave është aktualisht në marrëdhënie pune me Prokurorinë e Tiranës, ku ka punuar në njësinë e përbashkët hetimore Task-Forcë, duke drejtuar hetimet për shumë dosje të krimit ekonomik. Ndërkohë, prokurori Erion Çela punon aktualisht në akuzën e Vlorës, ku ka drejtuar një sërë hetimesh. Tashmë dy më të votuarit presin verdiktin e kryeprokurores dhe më pas dekretin e Presidentit të Republikës.

Era e fortë lë qytetin pa drita
Fier- Era e fortë ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike për të paktën 5 orë në qytetin e Fierit. Sipas përfaqësuesve të OSSH-së mësohet se situata është krijuar për shkak të disa defekteve të rënda, të shkaktuara nga moti i keq që ka mbizotëruar gjatë 48 orëve të fundit. Gjithçka është normalizuar rreth pasdites së të dielës, ku në të gjithë qytetin është rivendosur furnizimi me energji elektrike. Ndërprerja e parë e energjisë është shënuar në orët e para të mëngjesit rreth orës 03:00 deri në 05:00, ndërsa ndërprerja e dytë është shënuar rreth orës 10:00 deri në orën 16:00. Defekti më i rëndë ka qenë në nënstacionin elektrik Fieri 2, ku mungesa e energjisë ka zgjatur 3 orë, ndërsa në pjesën tjetër të qytetit dhe zonave përreth, rreth 5 orë.

Gjyqtarët e Fierit: Pse e braktisëm takimin e Tiranës
Pjesa më e madhe e gjyqtarëve të Fierit e kanë braktisur mbledhjen e gjyqtarëve ditën e shtunë në Tiranë. Të paktën ky është deklarimi që vjen nga shumë prej togave të zeza të këtij qarku që janë pyetur nga gazeta “Shqip”. Zyrtarisht, kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, Andi Civici, ka pohuar për “Shqip” se “edhe unë personalisht nuk kam mundur të shkoj në takimin e Tiranës”. “Kam qenë në një shërbim jashtë vendit, në Itali dhe jam kthyer një ditë pas zhvillimit të saj”. Andi Civici ka zbardhur edhe mënyrën e organizimit për pjesëmarrje. Ai ka thënë se 10 ditë më parë kryetarja e Gjykatës së Lartë ka dërguar drejt Fierit ftesën. “Unë nuk e kam ndjekur nga afër organizimin e ditës së shtunë për pjesëmarrje dhe do të njoftohem ndoshta të hënën. Por ka qenë thjesht një ftesë pjesëmarrja dhe jo urdhër”, ka detajuar kreu i Gjykatës së Fierit. Edhe një gjyqtar tjetër në këtë qark, Ergys Selmanaj ka pohuar mospjesëmarrjen, duke u justifikuar se nuk ka vajtur për arsye të rënda familjare, pasi kishte fëmijën e vogël mjaft sëmurë”. Nga burime të sigurta brenda Gjykatës së Fierit konfirmohet se pjesëmarrja e togave të zeza në takimin e së shtunës ka qenë mjaft e ulët.

Naftëtarët e hedhur në rrugë kërkojnë paratë e premtuara
Protestë para prefekturës: Nëse s‘paguhemi do të bllokojmë rrugën nacionale. Rreth 620 punonjës të Uzinës së Përpunimit të Naftës Fier, si dhe të Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, të cilët janë prekur nga reforma në qershor dhe korrik të këtij viti kanë protestuar dje përpara Prefekturës së Fierit. Shkak i protestës është bërë moszbatimi i të gjitha kushteve të reformës, që parashikonte pagesën e tyre me gjysmë page shtesë për një periudhë njëvjeçare. Protesta e naftëtarëve të dalë në reformë ka zgjatur një orë. Grupi i naftëtarëve, që qëndronte në sheshin përpara prefekturës, ka penguar edhe vizitën e konsullit italian në Vlorë, e cila ishte e parashikuar për t‘u zhvilluar dje. Është dashur ndërhyrja e punonjësve të shërbimit në Prefekturën e Fierit, si dhe policia e rendit në Komisariatin e Fierit që grupi i protestuesve të zhvendosej disa metra më poshtë. Sipas naftëtarëve, mësohet se protesta e djeshme vjen pas protestës së zhvilluar në Drejtorinë e Përgjithshme të ARMO-s në Tiranë, pasi nga kjo kompani varen edhe UPN-ja Fier e KPTHN-ja Ballsh. “Protestuam në Tiranë pranë Drejtorisë së ARMO-s. Na u premtua që do të na jepej shpërblimi i ligjëruar me vendim të Kryeministrit për ne që u prekëm nga reforma. Asgjë në fakt nuk ndodhi. Shkuam në Ministrinë e Energjetikës të takoheshim me ministrin Genc Ruli. Por ai kishte ikur jashtë, ose kështu na thanë për të na përzënë. Kemi protestuar dy herë të tjera këtu në prefekturë dhe kjo është hera e tretë”, thotë Rrapi Mërtiri, i cili kishte mbi 22 vjet punë në naftë, para se të dilte në reformë. Mes protestuesve kishte edhe shumë gra, të cilat ishin prekur nga reforma. Ato së bashku me naftëtarët e tjerë protestues kanë kërcënuar se, nëse nuk zgjidhet problemi, atëherë do të bllokojnë rrugët kombëtare Fier-Lushnjë e Ballsh-Tepelenë. Rreth mesditës, një përfaqësi e protestuesve ka komunikuar me prefektin e Fierit, Shahin Bejdaj, të cilit i janë lënë tri ditë afat për plotësimin e kërkesave.

Plagosi me çifte, prangoset adoleshenti
Është arrestuar pas dy ditë kërkimesh autori i plagosjes së ndodhur në fshatin Pojan të Fierit. Identifikimi i tij është realizuar vetëm pak minuta pas ngjarjes, ndërkohë që arrestimi ka ardhur pas më shumë se dy ditësh kërkim. Sipas burimeve të Policisë së Fierit, autori i plagosjes është 16-vjeçari K. Mahmutaj. Ai është fshehur për dy ditë në kodrat e zonës, me qëllim që t‘i shpëtonte prangosjes nga ana e policisë. Sipas burimeve zyrtare të policisë, Mahmutaj ka plagosur dy ditë më parë 24-vjeçarin Florian Sheqi. Ky i fundit ka qenë në Pojan me disa të afërt të tij dhe është grindur me adoleshentin për motive të dobëta. Pasi kishin shkëmbyer fjalë në qendër të fshatit, 16-vjeçari kishte marrë çiften e babait në shtëpi dhe ka shkuar e ka qëlluar disa herë 24-vjeçarin Sheqi, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.