Fieri Online Website » futboll

Tirana-Dinamo, finalja e Kupës
Tirana-Dinamo është finalja e edicionit të sivjetmë të Kupës së Shqipërisë, ndeshje e cila ishte parashikuar të luhej më 8 maj, por duke qenë se përkon me ditën e zgjedhjeve, me siguri do zhvillohet në një datë tjetër.Bardheblutë eliminuan Besën me rezultatin e përgjithshëm 2-1. Pasi kishin fituar 1-0 ndeshjen e parë në “Qemal Stafa” (autogol i Bledar Mancakut), 13 herë fituesit e Kupës barazuan dje 1-1 në takimin e kthimit në stadiumin e Kavajës. Braziliani i Besës, Markos Dos Santos, shënoi i pari në minutën e 23-të, edhe falë  një gafe të mbrojtësit të Tiranës, Elvis Sina, duke shtuar ndjeshëm shpresat e Besës për një përmbysje. Madje, tetë minuta më vonë, por Do Santos i shkoi shumë pranë dyfishimit të rezultatit dhe çuditërisht me portë thuajse bosh nuk arriti të shënojë. Në pjesën e dytë, Tirana hyri në fushë me disa zëvendësime dhe me një tjetër ritëm loje, ndaj në minutën e 65-të, falë një aksioni i tëri “shkodran” (gjuan Gilman Lika, grushton Kotorri dhe aty Bala me kokë shënon) arrin që të barazojë, duke siguruar kualifikimin për në finale. Nga ai moment Besës i duheshin dy gola për t’u kualifikuar, por me gjithë rastet e shumta, kavajasit nuk arritën as ta fitonin këtë takim. Gjatë rrugës për në finale, Tirana eliminoi Skraparin (1-0, 4-0), Adën e Velipojës (3-0, 2-2) dhe Bylisin (1-2, 5-1). Kjo është hera e 21-të e bardhebluve në finale. Në 20-t të parat Tirana e ka fituar 13 herë trofeun (për herë të fundit, në 2006-ën ndaj Vllaznisë 1-0).

Dinamo arriti pas shtatë vjetësh në finalen e Kupës së Shqipërisë. Në 2004-ën, blutë e kryeqytetit u mundën në finale nga Partizani 1-0 (gol i lezhjanit Henri Ndreka, në minutën e 12-të). Vllaznia, e cila mbërriti dje në Tiranë pas fitores 2-1 në “Loro Boriçi”, shpërdoroi dy raste ekstreme me Xhevair Sukajn, në pjesën e parë dhe Armando Vajushin, në fund të pjesës së dytë, duke humbur kështu shansin për të përsëritur finalen e 2008-ës ndaj Tiranës. Golin e vetëm të takimit të djeshëm e shënoi sulmuesi serb Mlladen Brkiç, në minutën e 21-të, duke shfrytëzuar në maksimum asistin e sulmuesit argjentinas, Nestor Martinena (ky i fundit shënoi edhe golin e Dinamos në takimin e parë në Shkodër). Me rezultatin e përgjithshëm 2-2, por me gol në fushë kundërshtare, Dinamo u kualifikua për herë të 19-të në finale, nga ku ka dalë fituese 13 herë. Për herë të fundit, Dinamo e ka fituar Kupën e Shqipërisë në edicionin 2002-2003, në finale kundër Teutës së Durrësit. Ndërkohë që ndaj Tiranës ka luajtur finalen e 2002-it nga ku doli e humbur (1-0, gol i Indrit Fortuzit).

Besa-Tirana 1-1 (0-1)

Shënues: Do Santos 23′/ Balaj 65′

Kartonë të verdhë: Dhëmbi, Lazarevski, Nora/ Osmani, Dabulla

Gjyqtarë: Bardhyl Pashaj/ D.Rexha dhe E.Barushi

Besa: Kotorri, Shameti, Krasniqi, Lazarevski, Hoxha, Dos Santos, Dhëmbi, Mancaku (Duka 76′), Shtini (Hasa 81′), Nora, F.Sefa. Trajner: Gert Haxhiu

Tirana: I.Lika, Lila, Osmani, Dabulla, Sina, Dushku (G.Muça 46′), Zizoviç (Pashaj 76′), Lilaj, Hyka, Balaj, G.Lika (Gvozdenoviç 89′). Trajner: Misho Kristiçeviç

Dinamo-Vllaznia 1-0 (1-2)

Shënues: Bërkiç 21′

Kartonë të verdhë: Bërkiç 72′, Vila 89′, Hoxha 90′+1/Sykaj 83′

Gjyqtarë: Lorenc Jemini/ E.Doda dhe G.Qirici

Dinamo: Hoxha, Pisha, Miloviç, Malakarne, Ambure, Opoku (Malota 87′), Allmuça, Orelesi, Vila, Bërkiç (Xhafa 81′), Martinena (Peqini 90′) Trajner: Artan Mërgjyshi

Vllaznia: Vujadinoviç, Smajli, Rajoviç, Sykaj, Jasiç, Shtubina (Nallbani 67′), Gocaj, Belisha, Abraham (Sinani 46′), Sukaj, Vajushi

Trajner: Mirel Josa

Balaj: Jam i  lumtur, ky goli i vazhdimësisë

Ka shënuar një gol të artë për Tiranën, të parin që nga momenti kur ka veshur këtë fanellë në merkaton e janarit. Megjithëse gjatë gjithë ndeshjes nuk ishte në lartësinë e duhur dhe nuk rrezikoi asnjëherë portën e Besës, në momentin e parë që iu paraqit rasti, ai shënoi pa hezituar. “Ishte një gol që më ka gëzuar pa masë, pasi tani, në finale. Ishte një gol që e kërkova gjatë gjithë ndeshjes dhe shpresoj që të më sjellë fat në karrierën time me Tiranën. Shpresoj që të jetë një gol vazhdimësie për mua, sepse kam vërtet “uri” që të shënoj. Tani jemi në finale dhe shpresoj që të marrim këtë trofe”, tha Bekim Balaj, pas ndeshjes.

Dos Santos: Gol “i hidhur”, doja kualifikimin

Sulmuesi brazilian, Marko Dos Santos ka qenë një ndër lojtarët më të mirë në fushën e lojës për Besën. Madje ai ka qenë autor i golit të parë në të 23-ën, por shënjestra e tij nuk shërbeu që Besa të shkonte në finale. “E kisha deklaruar se mund ta mundnim Tiranën dhe se do të shënoja, por për fat të keq u realizua kjo e dyta. Unë doja që të kualifikoheshin dhe që të arrija ta fitoja trofeun e Kupës. Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë, por u ndëshkuam atëherë kur nuk duhej. Nuk duhet të kishte përfunduar kështu kjo ndeshje, pasi ne kishim të gjitha mundësitë për të shkuar në finale”, u shpreh i mërzitur sulmuesi i Besës.

Premio, lojtarët përfitojnë 20 mijë dollarë

Dinamovitët, me kualifikimin e djeshëm në finalen e Kupës së Shqipërisë, kanë bërë të vetin premion e akorduar nga presidenti i bluve, Besnik Sulaj. Nuk është një shumë e pakët, por 20 mijë dollarë, blutë, brenda këtyre ditëve, do të mund t’i fusin në xhepat e tyre. Dhe festa ka nisur në fushë me tifozët, ka vazhduar në dhomat e zhveshjes, atje ku ka pasur thirrje të lojtarëve, por dhe muzikë, e ka vazhduar dhe në dalje të stadiumit. Administratori i bluve, Ismet Saliaj, ka përgëzuar lojtarët për kalimin në finale dhe ka konfirmuar dhënien e këtij shpërblimi në ditët në vazhdim.

Halili: Do jap shpërblim vetëm për finalen

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, nuk e ka fshehur gëzimin për arritjen e finales së Kupës së Shqipërisë, duke e konsideruar këtë si një objektiv që duhet ende të bëhet realitet edhe me fitimin e saj. “Sigurisht që më vjen mirë që u kualifikuam, ndoshta jo me një lojë spektakolare, por që mjaftoi për të na çuar në finale. Mendoj që tani lojtarët e Tiranës duhet të bëhen më të përgjegjshëm, pasi do ishte fatale për ta që të humbnin në finale me Dinamon. Pikërisht për këtë arsye unë kam vendosur që shpërblim do të jap vetëm pas arritjes së këtij rezultati”, ka pohuar Halili.(Panorama)

Asllani: Një pikë, jo keq ndaj Dinamos
Një ndeshje ku Apolonia do të tregojë edhe një herë mundësitë e saj reale do të jetë edhe ajo ndaj Dinamos. Kundër bluve, të cilët kërkojnë me insistim fitoren e munguar prej disa javësh, fierakët do të përpiqen ta largojnë sa më shumë të jetë e mundur humbjen, duke kaluar në rekorde të reja pikësh për këtë sezon superlige. Eshtë kapiteni i fierakëve, Klodian Asllani, ai që bën një “rezyme” të përgjithshme të gjendjes së skuadrës së tij dhe bën parashikimin e radhës për ndeshjen kundër një prej ish-skuadrave të tij. “Kemi arritur që me përpjekje maksimale të ngjitemi në tabelë, pasi kemi bërë më të mirën e mundshme në disa ndeshje radhazi. Pikët e plota në katër ndeshjet e fundit janë një tregues i qartë i rritjes së skuadrës në të gjitha aspektet. Të gjitha këto kanë rrjedhur, së pari, nga vlerësimi me seriozitet i kundërshtarit dhe puna rigoroze që kemi bërë. Apolonia e sheh si të huaj egon apo përfshirjen nga euforia, që do të ishte shfaqja më e dëmshme për ne në këto momente. Janë të gjitha ç’thashë më lart disa nga faktorët bazë të sukseseve tona, për të cilat ne do të përpiqemi të mos i lëmë në këto stade, por t’i vijojmë më tutje,” – shprehet Asllani. Së fundi, kapiteni i fierakëve ndalet konkretisht edhe në ndeshjen kundër dinamovitëve, në të cilën Apolonia është e destinuar të mos humbasë. “Nuk ka sens që të ndalemi tani në këtë moment. Ne duhet të shohim vetëm përpara, pavarësisht se cili është kundërshatri ynë dhe ku luhjet ndeshja. Askush nuk mund ta quante të lehtë ndeshjen me Dinamon, sidomos kur ajo luhet në Tiranë, por duhet ta luash me sukses “pjesën” tënde. Ky është kusht i këtij sporti dhe nuk i shmangesh dot, kurrsesi. Në këtë vështirësi të re që do të kemi përpara, ne jemi përgatitur që të bëjmë tonë. Do të tregojmë kujdes të veçantë që të mos krijojmë hapësira për sulmuesit e rrezikshëm dinamovitë dhe e gjitha loja jonë do të synojë që të mos dalim së paku pa një pikë nga kjo fushë,” shprehet në deklarimin e tij kapiteni i Apolonisë, Klodian Asllani.

Drejtuesit e Apolonise optimiste per gjendjen e ekipit.
Minifaza përgatitore, gjatë ndërprerjes së kampionatit të Superligës Shqiptare, ka bërë që shumë skuadra të organizojnë grumbullimin  e tyre jashtë Shqipërisë. Një prej këtyre ekipeve është edhe Apolonia e Fierit, e cila ka zgjedhur Kemerin e Turqisë, ku është akomoduar qysh prej 12 janarit. Gjithë kjo periudhë ka qenë e tejmbushur me ngarkesa të larta fizike në seancat stërvitore, ku ka rënë ndjeshëm në sy përkushtimi i futbollistëve fierakë, në abatimin e planit stërvitor të aplikuar nga trajneri Karishik. Kryepankina e Apolonisë ka treguar kujdes të veçantë kryesisht në treguesit taktik dhe fizik të skuadrës, pasi ai pretendon një ekip të freskët dhe të aftë për të luajtur me ritëm një 90 – minutësh.

Mundësia më e mirë për stafin drejtues të Apolonisë, kanë qenë pikërisht ndeshjet miqësore që skuadra ka zhvilluar në tokën turke, edhe pse paksa të vonuara. Kështu, Apolonia ka matur forcat me bardheblutë tiranas ditën e martë (20 janar), në një ndeshje ku gjithçka është ndarë në barazim 2 – 2, ndërsa të enjten (22 janar), fierakët janë mundur 2 – 5 nga Gagra, një skuadër e Superligës gjeorgjiane. Përtej shifrave të këtyre takimeve, më e rëndësishmja ka qenë ana e performimit të skuadrës dhe stafi teknik është shprehur relativisht i kënaqur në këtë drejtim, duke vlerësuar përkushtimin total të futbolistëve për të dhënë një Apoloni ndryshe në pjesën e mbetur të kampionatit. Në filozofinë që Karishik ka për lojën, ai kërkon që agresiviteti i skuadrës të jetë në kuota më të larta, pasi kjo do të sillte dhe më shumë produktivitet në vijën e parë, duke pasur dhe shtimin e konkretizimeve në portën kundërshtare. Pretendohet që sulmi të jetë më rezultatitv dhe kjo shpresë vjen dhe nga goditja e bërë në merkaton dimërore, ku fierakët do të kenë në dispozicion të tyre edhe shërbimin e futbollistit serb, Sead Haxhibuliç. Përsa i përket lëvizjeve në organikën e futbollistëve, skuadra ka pësuar disa ndryshime fare të vogla. Kështu, është zgjidhur dhe çështja e një “gardiani” tjetër tek Apolonia, pas largimit të Dines. Ai do të jetë tiranasi Alban Hoxha, ish – portieri i bluve dinamovit.

Ndërkohë, fierakët kanë arritur marëveshje edhe me dy futbollistë të tjerë serbë, qendërmbrojtësin Ferizoviç (i cili ka shënuar dhe golin e parë “shqiptar” në ndeshjen ndaj gjeorgjianëve) dhe sulmuesin Haxhibuliç. Në bazë të deklaratave të bëra nga presidenti Endri Puka, fierakët do të kryejnë dhe lëvizje të tjera në merkato, për të siguruar futbollistët që i nevojiten, duke u shprehur njëherësh se merkato për Apoloninë do të jetë e hapur deri në ditën e fundit. Skuadra, pas ndeshjes me Besën e Kavajës, të shtunën paradite në Kemer të Turqisë, do të vijojë intensivisht përgatitjet në qytetin e vet, të gjitha për të përballuar me sukses ndeshjen e parë pas ristartimit të kampionatit, atë me Flamurtarin e Vlorës.

Apolonia i merr “erzin” Partizanit
Besa i rrëmben Teutës derbin dhe vendin e tretë në tabelën e klasifikimit  Pritej si një mundësi për të shënuar fitoren e parë në kampionat, nën drejtimin e trajnerit Shpëtim Duro, por ka rezultuar një ndeshje fatale për Partizanin. Bëhet fjalë për humbjen e djeshme 3-1, që të kuqtë kanë pësuar në Fier përballë Apolonisë. Mbrojtësi i ri, Renato Mallota, zhbllokoi avantazhin në favor të të kuqve në minutën e dytë, falë një asisti të Elis Bakajt, duke bërë të heshtë stadiumin “Loni Papuçiu”. Por një gjë e tillë krijoi thjesht një iluzion, që do të shuhej më pas, pasi Apolonia do të barazonte me anë të sulmuesit Mladen Bërkiç në minutën e 20, duke sjellë edhe qetësi në pankinën fierake. Më pas, kapiteni i vendasve, Klodian Asllani, lojtari që i dhuroi Apolonisë edhe fitoren në fazën e parë në kryeqytet, shënoi golin e dytë në minutën e 60-të. Në të 71-ën, Partizani do të mbetej pa portierin Orges Shehi, sepse ky i fundit la fushën e lojës pas një kartoni të kuq, të marrë si lojtar i fundit në një ndërhyrje të ashpër. Trajneri i Partizanit kreu një zëvendësim të detyruar, duke hedhur në fushë portierin zëvendësues, 19-vjeçarin Dashamir Xhika. Apolonia ngulmoi për të shënuar golin e tretë, atë të sigurisë, të cilin e gjeti me anë të Arbër Dhramit në minutën e parë shtesë të pjesës së dytë e që vulosi përfundimisht rezultatin 3-1 dhe humbjen e dytë sezonale të Partizanit ndaj Apolonisë, pas asaj në Tiranë (0-1). Partizani është ende në kërkim të fitores, që i mungon prej 15 javësh, që kur fitoi në Lushnjë me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe humbja në Fier me Apoloninë, duket se i dha fund ecurisë shpresëdhënëse të të kuqve. Tashmë në kuotën e 10 pikëve, dy më pak se Lushnja e vendit të 11-të, situata te Partizani nuk është aspak e qetë, kur kanë mbetur edhe 17 javë për t‘u luajtur. E vetmja kënaqësi “estetike” e Partizanit ndaj Apolonisë janë statistikat e përballjeve historike, ku në 58 ndeshje “demat” kanë fituar 37 herë, kundrejt 9 fitoreve të fierakëve (12 barazime). Fitorja e fundit e Partizanit daton më 21 prill 2007. Ndërkohë që një tjetër takim interesant është luajtur dje në stadiumin “Niko Dovana”, ku Teuta ka pritur Besën në një ndeshje derbi. Por fundi ka qenë i hidhur për vendasit, të cilët janë dorëzuar pas golit të vetëm të Halitit. Mes tyre është luajtur një ndeshje me dy tablo, ku në pjesën e parë ishin durrsakët ata që dominonin lojën, duke krijuar shumë raste. Emiliano Vila ishte një rrezik permanent në zonën e portës së kavajasve. Ndërsa në të dytën skuadrat ndërrojnë rolet dhe është Besa ajo që ka iniciativën, krijon më shumë dhe është më e rrezikshme para portës. Aksionet e saj të shumta do të kurorëzoheshin me gol vetëm në minutën e 82, ku Haliti ka ndëshkuar pasigurinë e mbrojtjes së durrsakëve, pas një aksioni të bukur të shokëve të tij të skuadrës. Gjuajtja e tij e ka prekur paksa shtyllën dhe ka përfunduar në rrjetë. Në minutat e fundit durrsakët nuk kanë ç‘të humbasin, hidhen të tërë në sulm, por koha nuk mjafton.

Superiore / Java 16

Dje

Apolonia-Partizani 3-1

Bërkiç 20‘, Asllani 60‘, Dhrami 90‘+1‘/ Malota 2‘

Teuta-Besa 0-1

Haliti 82‘

Sot

Shkumbini-Elbasani E. Peza

Dinamo-Lushnja S. Çekaj

Bylis-Vllaznia E. Hoxha

Flamurtari-Tirana L. Jemini

*Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 13.30

Klasifikimi

Skuadra N Pikë

1. Vllaznia 15 31

2. Tirana 15 27

3. Besa 16 25

4. Dinamo 15 23

5. Teuta 16 24

6. Shkumbini 15 20

7. Elbasani 15 20

8. Flamurtari 15 20

9. Bylis 15 17

10. Apolonia 16 15

11. Lushnja 15 12

12. Partizani 16 10

Tifozët lushnjarë plagosin futbollistin e Apolonisë
Incident gjatë ndeshjes mes Apolonisë dhe Lushnjes, vetëm pak minuta më parë. Ka mjaftuar goli i barazimit të skuadrës fierake dhe tifozët lushnjarë janë rebeluar. Por nuk është mbyllur me kaq. Ata kanë nisur të qëllojnë me gurë dhe sende të forta. Një gur ka goditur në sy qendërsulmuesin e Apolonisë, Mariglen Shoshi, duke e lënë të dëmtuar në mes të fushës.

Policia ka ndërhyrë menjëherë për të qetësuar situatën, ndërkohë që

gjyqtari ka ndërprerë lojën për rreth 10 minuta. Ambulanca e njoftuar me urgjencë i ka dhënë ndihmën e parë futbollistit dhe më pas e ka transportuar për në spitalin e qytetit të Lushnjes.

Pas kësaj loja ka vijuar sërish, por situata ka qenë gjithsesi e tensionuar. Policia është duke hetuar për të zbuluar autorin e goditjes, por ende nuk ka të dhënë për këtë.