Fieri Online Website » ne

E diel e përgjakur, 11 të plagosur në 2 aksidente
Ngjarjet rrugore, gjatë orëve të para të ditës së djeshme në Fier dhe Peqin

E diel e përgjakur në akset nacionale të vendit. 11 të plagosur ka qenë bilanci i 2 aksidenteve të ndodhura dje, gjatë orëve të parë të ditës, në autostradën Fier-Vlorë dhe Elbasan-Peqin. Ngjarja e parë rrugore ka ndodhur rreth orës 05:00 të së dielës, kur në aksin rrugor Fier–Vlorë, në vendin e quajtur Ferras, dy automjete janë përplasur me pasojë plagosjen e gjashtë personave. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se automjeti tip “Benz” me targa FR 50-51B, që drejtohej nga 51-vjeçari Ilir.M., është përplasur me një automjet tjetër po tip “Benz” me targa VL 23-92 A, që po lëvizte në drejtim të Vlorës. Në automjetin me targa të Fierit ndodheshin vetëm drejtuesi me bashkëshorten, L.M., 45 vjeçe, ndërsa në mjetin e Vlorës ndodheshin katër persona, mes tyre një çift të moshuarish. Mjetet janë përplasur duke shkaktuar plagosjen rëndë të të dyja çifteve të bashkëshortëve nga Fieri dhe Vlora. Për pasojë fierakët L.M, 45 vjeçe, dhe Ilir. M, 51 vjeç, si dhe çifti i të moshuarve nga Vlora me inicialet M.N dhe T.N, përkatësisht 65 dhe 70 vjeç, janë çuar me urgjencë në spitalin e Fierit, ku i janë nënshtruar ndërhyrjes mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore vazhdon të jetë e rëndë, si pasojë e plagëve të shumta, që kanë marrë në momentin e përplasjes, ndërkohë që dy personat e tjerë pasagjerë në mjetin me targa të Vlorës, fatmirësisht kanë marrë vetëm disa plagë të lehta. Sipas policisë rrugore, aksidenti është shkaktuar si rezultat i shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar, por ende nuk ka një konstatim zyrtar për përcaktimin e shkakut të aksidentit. Ekspertët e policisë rrugore po punojnë për dokumentin e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë të shkaktarit. Ndërkohë një tjetër aksident i rëndë me pasojë plagosjen e pesë personave, ka ndodhur dje në mesditë në aksin rrugor Elbasan–Peqin, në vendin e quajtur “Unaza e Peqinit”. Burime të Komisariatit të Policisë Peqin bëjnë të ditur se një automjet tip “Skoda” me targa të huaja BA 404 TA, është përplasur me një mjet tip “Benz” me targë CD 289RB. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar: Erlin Xhafa, 16 vjeç, Hekuran Shkëmbi, 32 vjeç, Redion Xhafa, 14 vjeç, Eva Xhafa, 18 vjeç dhe Andi Xhafa, 22 vjeç. Menjëherë pas përplasjes, të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë për në spitalin kirurgjikal të Elbasanit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sipas policisë lokale mësohet se shkak i aksidentit është bërë lëvizja e gabuar e drejtuesit të mjetit tip “Benz”, i cili ka lëvizur në kah të kundërt të rrugës. Ndërsa policia vazhdon hetimet për dokumentin e plotë të ngjarjes rrugore, burimet spitalore konfirmojnë se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Fier, mbi 100 arsimtarë do të pushohen nga puna
Rrezikojnë vendin e punës mësuesit me kontratë. Drejtoria arsimore në fazë verifikimesh, në përgatitje dosja e fundit

Të gjithë mësuesit me kontratë të punësuar në shkollat parauniversitare në fier, si dhe ata të cilët nuk kanë profilin në mësuesi rrezikojnë vendin e punës. Bëhet fjalë për vitin e ardhshëm arsimor 2010-2011 që nis pas dy muajsh. Sipas shefes së Zyrës së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë Rajonale Arsimore Fier, numri i mësueseve me kontratë dhe jashtë profilit shkon në 120. Largimi I këtij kontingjenti mësuesish vjen pas zbatimit të udhëzimit të dalë në shkurt të këtij viti nga Ministria e Arsimit dhe Shkencave. Nga udhëzimi në fjalë do të shpëtojnë prej shkurtimit vetëm ata mësues që kanë mbi 20 vjet përvojë në arsim si dhe kanë kaluar të paktën shkallën e parë të kualifikimit. “Është në fazën e fundit të zbatimit reforma që për bazë kapatur urdhrin e muajit shkurt që ka nxjerrë Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Deri tani është verifikuar se 40–50 mësues do të largohen pasi janë provizor dhe në bazë të urdhrit nuk e përfitojnë më vendin e punës. Gjithashtu nga udhëzimi preken edhe mësuesit me kontratë. Realisht tek mësuesit me kontratë do të ketë një rishikim të dosjes së gjithsecilit, pasi ndonjë prej tyre mund t’i shpëtojë reformës, duke u lehtësuar nga vjetërsia apo kualifikimi që mund të ketë përfituar”, deklaroi shefja e burimeve njerëzore në Drejtorinë Rajonale Arsimore të Fierit, Valbona Mitro. Nga njëra anë teksa vihet re se reforma është në vazhdim një shifër rekord për kërkesa për punë është regjistruar. Kërkesat janë shtuar këto ditë nga studentët që janë drejt përfundimit të arsimit të lartë. Në total numri I kërkesave shkon në mbi 1 300, ndërsa vendet e punës janë plotësuar të gjitha.

Mafia ruse mësyn pronat në bregdet
Pas interesimit të tyre për troje të paluajtshme, vërshojnë mbivendosjet në brigjet e Vlorës dhe Sarandës

“Mafia” ruse mbërrin fuqishëm në Shqipëri, teksa po synon blerjen e trojeve në brigjet e Vlorës dhe Sarandës, aq të dëshiruara për ndërtimin e resorteve turistike. Pas paralajmërimit të SHISH-it për Komisionin e Sigurisë për kërcënimet kombëtare, mësohet se dhjetëra hektarë troje në zonën bregdetare midis Vlorës dhe Sarandës kanë filluar të tjetërsohen në favor të disa biznesmenëve anonimë në Shqipëri. Ka dyshime, se pikërisht këta të ashtuquajtur biznesmenë, kanë kryer të gjitha procedurat për të tjetërsuar këtë pronë, duke paguar qindra mijëra euro për pronarët e tyre të ligjshëm. Skema për përfitimin e mijëra metër katrorë truall në bregdet nga biznesmenët rusë është e ngjashme me blerjen e trojeve në shtetin e Malit të Zi, ku bosë të fuqishëm përtej Uraleve, arritën të kontrollojnë pjesën më të madhe të truallit në bregdet. Duket se skema është importuar në Shqipëri dhe ka filluar të zbatohet prej dy vjetësh.

Mbivendosjet

Aktualisht, trojet bregdetare midis Vlorës dhe Sarandës janë në fazën e “ndarjes”, pra marrjen e tyre nga pronarët e ligjshëm. Të interesuarit për prona në këto vende mësohet se kryejnë bisedime me Agjencitë Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Hyjnë në bisedime vetëm nëse prona është e ligjëruar dhe nuk ka asnjë konflikt pronësie, pasi më vonë do t’u duhet të kalojnë një pjesë të mirë të kohës në gjyqe. Pasi marrin miratimin nga AKKP-të shkojnë te pronarët e ligjshëm të këtyre pronave dhe hyjnë në tratativa, duke ofruar dyfishin e vlerës së çmimit të tregut për një pronë. Për të qenë të bindur se prona do të bëhet e tyre dhe pronarët do të jenë të kënaqur dhe “nuk do të hapin gojë” ata paguajnë më tepër sesa vlera e tregut, ndërsa gjithçka merr formë ligjore nga noterët, të cilët në këtë rast kanë para tyre një vendim për kthimin e pronës si dhe një marrëveshje midis pronarit dhe blerësit. Megjithatë, kjo është vetëm një formë për marrjen e pronave nga të ashtuquajturit biznesmenë rusë. Në pronat bregdetare të zonës midis Vlorës dhe Sarandës kanë filluar problemet për mbivendosjet e pronave. Shumë pronarë të ligjshëm janë ankuar se, pasi kanë shkuar në zyrat vendore të regjistrimit të pasurisë për të marrë një certifikatë pronësie, kanë vërejtur se prona nuk ishte në emrin e tyre, por në një emër tjetër. Në këto raste janë drejtuar në polici dhe prokurori ku kanë kryer denoncimet përkatëse. Mësohet se në Prokurorinë e Vlorës janë kryer një sërë denoncimesh për mbivendosje pronash, aq sa për t’i verifikuar do të duhen vite me radhë. Ndërsa mësohet se një tjetërsim masiv është kryer në zonën e Jalit me pronat. Në këtë vend banorët kanë pasur konflikte të vazhdueshme me një projekt të Bankës Botërore për ndërtimin e banesave, ndërsa Prokuroria bregdetare e Vlorës konstatoi se në këtë zonë ishin mbivendosur rreth 100 hektarë, ndërsa dosja është gati për në gjykim me dy të pandehur.

Shitja

Duke realizuar të gjitha procedurat nga marrja e pronës, me anë të mbivendosjes, pronarët e mëvonshëm e shisnin menjëherë me të gjitha dokumentet përkatëse, pasi për të njëjtën pronë kishte një vendim edhe AKKP-ja. Blerësi në këto raste ishte një biznesmen anonim, i cili dorëzonte dokumentet në zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Sipas informacioneve të policisë e prokurorisë, blerësi mund të ishte një shtetas shqiptar, i cili kishte kryer një sërë dokumentesh për të dokumentuar se aktiviteti i tij financiar i përgjigjej më së miri financimit për blerjen e truallit. Dhe në këtë mes hynin të ashtuquajturit biznesmenë rusë, të cilët synonin që në këto prona në emër të shqiptarëve, të ngrinin një sërë resortesh turistike, të ngjashme me ato që janë ndërtuar në Malin e Zi. Dhe në këtë rast, sipas SHISH-it, siguria kombëtare do të rrezikohej në maksimum, pasi pjesa më e bukur e rivierës shqiptare në brigjet e Detit Jon do t’i përkiste mafies ruse.

Shkarja e dheut bllokon hekurudhën
Fier- Prej tre muajsh linja hekurudhore e Fierit ndodhet jashtë funksionit për shkak të dëmtimit nga rrëshqitja e dherave. Edhe pse drejtoria po bën maksimumin për të rinisur shërbimin e  transportit hekurudhor, ajo nuk ka mundur të japë zgjidhje. Është arritur që për disa ditë të jetë në funksion vetëm transporti i mallrave, kurse për pasagjerët shërbimi në fjalë ka më tepër se  tre muaj që është ndërprerë. Drejtori i hekurudhës deklaron se me fondet në dispozicion nuk ka mundur të frenojë tokën që po rrëshqet mbi trasenë hekurudhore e për pasojë po shkatërron këtë të fundit. Krahas këtij problemi, drejtoria e hekurudhës ka nisur aksionin e identifikimit të objekteve pa leje mbi linjën hekurudhore që përshkon qarkun. Shkak për ndërprerjen e shërbimit hekurudhor për pasagjerët është bërë devijimi i trasesë në vendin e quajtur fshati Vanaj në Komunën e Libofshës. Është linja hekurudhore Lushnjë-Fier dhe Fier-Vlorë që është jashtë funksionit prej tre muajsh. “Dimri i kaluar solli mjaft probleme me linjën hekurudhore të Fierit. Shkarjet masive shkatërruan edhe gjatësi të konsiderueshme të hekurudhave. Kemi tre muaj që po përballemi me një defekt të rëndë të linjës hekurudhore në zonën e Libofshës”, thotë drejtori Mustaf Gashi. Ndërkaq, aksioni për verifikimin e ndërtimeve pa leje mbi hekurudhë ka prekur  segmentin nga Rrogozhina në Vlorë. Në këtë gjatësi linje hekurudhore përveç objekteve pa leje janë verifikuar edhe mbikalime të sajuara, të cilat kapin numrin 300.

Banorët e tre fshatrave, në protestë për ujin
Fier- Banorët e 3 fshatrave të Komunës Frakull të Rrethit Fier prej dy ditësh janë hedhur në protestë për mungesën e ujit të pijshëm. Mbi 100 banorë të fshatrave Kafaraj, Adë dhe Sheq, prej 8 muajsh nuk furnizohen me ujë të pijshëm dhe dje kanë protestuar për afro një orë përpara Komunës Frakull, duke kërkuar më tepër vëmendje nga përfaqësuesit e komunës për mungesën e ujit të pijshëm. Ndërkohë, përfaqësuesit e Komunës Frakull janë shprehur se janë të informuar për këtë mungesë të ujit të pijshëm dhe kanë bërë verifikimet në vend. Sipas tyre, shkak për mungesën 8-mujore të ujit të pijshëm është bërë dëmtimi i një prej vendburimeve nga ku furnizohen këto fshatra. Sipas krerëve të komunës, duhet ndërhyrja e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve të Fierit për të zëvendësuar rrjetin e amortizuar, por kjo e fundit ende nuk ka marrë ndonjë masë.

Kanabis në tokën e komunës, hetohet kreu i kadastrës
Parcela me 201 bimë narkotike ishte nën administrimin e Komunës Kutë. Nuk gjendet dot kultivuesi

Gjendet kanabis sativa në një tokë publike, penalizohet kreu i zyrës së kadastrës, që e kishte nën juridiksion. Burime zyrtare nga policia e Mallakastrës bëjnë të ditur se pas gjetjes së 201 rrënjëve të bimës kanabis sativa në një sipërfaqe toke publike nën juridiksionin e Komunës Kutë, është vënë përballë përgjegjësisë shefi i kadastrës së kësaj komune, Musa Hoxha. Ky i fundit po ndiqet penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Ka qenë një kontroll rutinë, zhvilluar një ditë më parë në kodrat e fshatit Kutë të Rrethit Mallakastër, ai që ka konstatuar ekzistencën e rrënjëve të bimës narkotike. Nga burimet zyrtare të policisë së Mallakastrës mësohet se aksioni u ndërmor në kuadër të planit të masave të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Fier në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike në bashkëpunim me Komunën Kutë. Nga ky kontroll i ushtruar në terrenin e këtij fshati, u gjet një parcelë e mbjellë me bimë të dyshuara si kanabis sativa. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se në kodrën e quajtur “Lorica” të këtij fshati u gjet një parcelë e ndarë në tri pjesë në të cilën ishin mbjellë 201 bimë të cilat dyshohen se janë narkotike. Parcela e tokës është në juridiksionin e Komunës Kutë. Për këtë arsye, nga ana e strukturave policore u përgatitën materialet për fillimin e procedimit penal në gjendje të lirë për veprën penale “shpërdorim detyre” në ngarkim të shtetasit Musa Hoxha, 63 vjeç, me detyrë përgjegjës i kadastrës së Komunës Kutë. Procedimi penal për këtë shtetas filloi pasi ky punonjës nuk ka kryer verifikimin për të gjitha parcelat e tokës që ka në juridiksion Komuna Kutë, duke mos përcaktuar kështu pronësinë mbi parcelën në të cilën u konstatuan të mbjella bimët narkotike. Ndërkohë, nga ana e policisë po punohet për zbulimin e autorëve të kultivimit të sasisë së bimëve narkotike.

Matura Shtetërore, sot provimi i Matematikës
TIRANE-Maturantët do t’i nënshtrohen  provimit të dytë me detyrim, Matematikës. Testi i njohurive për këtë lëndë, ku do të marrin pjesë 37 500 maturantë, do të nisë në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 12:30, kur fletët e plotësuara do të mblidhen dhe do shpërndahen në katër qendrat e korigjimit të Tiranës, Fierit, Elbasanit dhe Shkodrës. Provimi i Matematikës përmban 25 pyetje, të cilat janë të kombinuara ndërmjet atyre që kërkojnë zgjidhje dhe pyetjeve me alternativa. Në total, të rinjtë duhet të grumbullojnë 50 pikë. Ndërkohë që përgjigjet e provës së dytë të maturës 2010 pritet të dalin në fund të muajit qershor. Skema e vlerësimit është një standard vlerësues i njëjtë për çdo maturant. Vlerësimi i çdo përgjigjeje të dhënë nga maturanti për kërkesën përkatëse, mbështetet në skemën e vlerësimit të përgatitur nga hartuesit e testeve. Vlerësimi i përgjigjeve në provimet e detyruara dhe me zgjedhje bëhet me pikë të cilat ekuivalentohen në notë. Pas përfundimit të çdo provimi të Maturës, AVA shpall skemën e vlerësimit të testit. Testet e provimit të Maturës vlerësohen nga vlerësues të jashtëm.

Gjendet në Tiranë 15 vjecarja e humbur në Fier
TIRANE- Gjendet në Tiranë 15-vjecarja nga Fieri e larguar nga shtëpia një ditë më parë. Lajmi konfirmohet nga policia e Tiranës, sipas së cilës vajza është gjetur shëndoshë e mirë dhe pa shenja dhune.

Ndërkohë, 15-vjecarja Franceska Merkaj është mbajtur në Drejtorinë e Policisë në kryeqytet për tu marrë në pyetje në prani edhe të psikologëve. Ende nuk bëhet i ditur vendi ku është gjetur adoleshentja, por mësohet se ka qenë policia e Fierit ajo që ka rënë në gjurmët e saj përmes një numri kontakti.

Franceska Merkaj u largua pasditen e djeshme nga banesa në lagjen Mbrostar në Fier, pas një konflikti me kushërinjtë e saj më të vegjël.

15 vjecarja dhe familja e saj jetojnë në Breshia të Italisë, por ishin kthyer në Shqipëri për pushimet verore.

Humbjet e energjisë, OSSH aksion në Fier
FIER-Niveli i humbjeve të energjisë elektrike vazhdon të jetë i lartë duke bërë që Operatori i Sistemit të Shpërndarjes të organizoje herë pas here aksione për t’i ndërprerë rrugën abuzimeve.

Së fundmi OOSH ka organizuar një aksion në Fier, ku gjatë gjithë paraditës së djeshme janë kryer kontrolle në sistemet matëse si dhe linjat e furnizimit me energji të konsumatorëve për të verifikuar funksionalitetin e tyre si dhe nëse konsumatorët kanë ndërhyrë mbi to.

Të ndarë në pesë grupe, punonjësit e OSSH-së kontrolluan një pjesë të madhe të zonave në Fier duke përfshirë edhe fshatrat përreth ku edhe abuzimet janë më të mëdha. Niveli i humbjeve abuzive në Fier aktualisht është në nivelin 27.2 % dhe humbjet teknike janë 17 për qind.

Gjatë muajve të fundit, në kontrollet e bëra janë vërejtur shumë raste abuzimi, sidomos në matësa. Mësohet se në mënyra të ndryshme është përpjekur të ndërhyhet në to për të ndaluar matjen në mënyrë të rregullt të energjisë së konsumuar.

Krahas kësaj, në mjaft raste të tjera punonjësit e OSSH-së janë hasur edhe me shkaktarë të tjerë të cilët ndikojnë në rritjen e nivelit të humbjeve të energjisë siç është amortizimi i rrjetit.

Nga kontrolli, 110 konsumatorë rezultuan me shkelje të karaktereve të ndryshme si linja të dyta , matës të dëmtuar, furnizim me energji pa kontratë dhe pa matësa, mungesë vule, etj. Shkeljet u konstatuan në konsumatorë familjarë dhe privatë.

Në të gjitha rastet u zbatuan procedurat përkatese, siç është heqja e matësit, dergimi i tij në laborator dhe vendosje e matësave të rinj. Të dhënat e reja të ketyre matësave do të reflektohen në muajin pasardhës në faturat e energjisë elektrike.

Në rrjetin e amortizuar nuk është investuar prej shumë vitesh dhe i mbetet tashmë OSSH pas privatizimit që të përmirësojë situatën. Ndërkohë, punonjësit e OSSH-së së Fierit pohojnë se në mjaft raste bëhen edhe lidhje të parregullta të cilët u mundësojnë qytetarëve që të konsumojnë energji pa e paguar atë. Ato konsistojnë në banesa private, por edhe në aktivitete të ndryshme tregtare si, bare, hotele, biznese, etj.

Pikërisht këto grupe pune kanë për qëllim evidentimin e tyre dhe vënien para përgjegjesisë ligjore të abuzuesve. Aksioni i djeshëm u zhvillua në të gjitha lagjet e Fierit. Fillimisht në lagjen “1 maj”, “Sheq i vogël” dhe “Sheq i madh”, për të vijuar më pas në lagjen “15 tetori” deri në lagjet qëndrore të qytetit. Numri i përgjithshëm i abonentëve të energjisë për zonën brenda vijës së verdhë të qytetit shkon në 72 600.

Kontrolli ka prekur një pjesë të madhe, por jo të gjithë këtë masë abonentësh. Duhet theksuar se këto grupe kanë funksionuar edhe herë të tjera pasi humbjet kanë qënë të mëdha para shumë muajsh Ato kanë qënë pozitive në raport me synimet e përcaktuara nga kompania

Gjatë këtij katërmujori realizimi ka qënë 105 për qind duke ndikuar me 4.5 për qind në uljen e nivelit të humbjeve në njësinë e Fierit.

Bllokohen dosjet e oficerit të prangosur të prokurorisë
Fier- Vasil Ristani, nesër në gjykatë për masën e sigurisë

Thellohen hetimet për Vasil Ristanin, oficerin e Policisë Gjyqësore të Fierit, i cili u prangos të premten e kaluar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Mësohet se pas marrjes në pyetje nga grupi i hetimit, ditën e diel janë sekuestruar të gjitha materialet që janë gjetur në zyrën e tij, që ndodhet në mjediset e Komisariatit të Policisë Fier. Pjesën më të madhe të raporteve të dosjeve që shqyrtonte, Ristani i realizonte në zyrën pranë policisë. Nuk bëhet e ditur nëse dokumentet e bllokuara janë të dosjes së vrasjes së Edmond Vruhos për të cilën OPGJ-ja u arrestua, apo janë për ndonjë çështje tjetër. Ajo që pohojnë burime të gazetës nga sektori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Drejtorinë e policisë së qarkut lidhet me faktin se ky sektor ka nisur shqyrtimin e hetimit edhe për dosje të tjera të trajtuara nga Vasil Ristani. “Kjo bëhet për të verifikuar disa informacione që na kanë ardhur në rrugë operative. Mund të ketë edhe çështje të tjera ku mund të ketë favorizuar”, thonë burime nga SHKB-ja e Fierit. Gjithsesi, vijimi i hetimeve do të tregojë implikimin e mundshëm të Vasil Ristanit në çështje të tjera apo dhe në atë për të cilën është arrestuar të premten e kaluar. Gjatë marrjes në pyetje, Vasil Ristani nuk ka pranuar të ketë marrë ryshfet dhe ka këmbëngulur se ka respektuar ligjin gjatë gjithë hapave që ka ndërmarrë. Procedura e ndjekur prej tij për marrjen e dy deklaratave dhe mosdepozitimin e tyre në dosje cilësohen prej prokurorisë dhe Task-Forcës që ka marrë në shqyrtim çështjen “Ristani” shpërdorim me detyrën, ndërkohë që burime të saj deklarohen se kanë prova të mjaftueshme për të vërtetuar se Vasil Ristani ka përfituar vlera monetare kundrejt favorit të kryer. Të hënën pritet që ai të përballet me togat e zeza të Gjykatës së Fierit, ku pritet të merret edhe masa e vlerësimit të sigurisë.