Fieri Online Website » Paketa

Mblidhet Kryesia e PS-së, rrëzohet Blushi e Malaj. Debate të ashpra me Ramen
Kongresi i së shtunës i Partisë Socialistë do t’i zhvillojë punimet të hapura për pjesën e leximit të raportit për zgjedhjet, si dhe për prezantimin e platformave të kandidatëve për kryetar partie, ndërsa ndryshimet statutore do të miratohen në një kongres të dytë.

Këto kanë qenë disa nga vendimet më të rëndësishme të mbledhjes së mbrëmshme të kryesisë së selisë rozë, e cila ka nisur punimet në orën 18 dhe i ka përfunduar ato rreth orës 23. Kryesia e PS-së është ndarë në dy kampe, ku pothuajse të gjithë kanë debatuar ashpër, por debatet më kryesore kanë qenë mes Blushit dhe Ramës.

Mbledhja

Mbledhja, ashtu si edhe gjithë klima që ekziston këto ditë në PS, për shkak të garës për kryetar partie, është zhvilluar mes një tensioni të lartë, ku nuk kanë munguar edhe debatet e forta, që shpeshherë janë shoqëruar me një fjalor jashtë etikës.

Objekt debatesh janë bërë pikërisht çështjet, për të cilat palët në PS mbajnë dhe qëndrime të kundërta dhe që kanë të bëjnë kryesisht me vlerësimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, si dhe shkaqet që sollën një rezultat jo të mjaftueshëm për ta bërë PS-në forcë qeverisëse.

Pavarësisht se për këtë çështje, gati një muaj më parë u shpreh edhe Asambleja Kombëtare me anë të rezolutës që miratoi, ky debat ka vijuar edhe dje në kryesi.

Burime brenda mbledhjes kanë pohuar se protagonistë të këtyre debateve janë bërë thuajse të gjithë anëtarët e kryesisë, të cilët ndryshe nga herët e tjera, dje ishin ndarë në dy pozicione, një palë si mbështetës të linjës zyrtare të PS-së dhe që përfaqësohet nga kryetari Edi Rama, dhe një palë që gjendet në minorancë dhe që drejtohet nga Malaj dhe Blushi.

Kështu, mësohet se Blushi dhe mbështetësit e tij kanë vijuar të këmbëngulin se humbja e zgjedhjeve nuk erdhi si pasojë vetëm e manipulimit të Berishës, ndërsa pala tjetër ka mbrojtur vendimin e asamblesë, sipas të cilit, zgjedhjet ishin jashtë standardeve dhe legjitimiteti i institucione që ato do të prodhojnë është i cunguar.

Në vijim të këtyre qëndrimeve, palët kanë debatuar edhe për pikat e rendit të ditës, të cilat ishin propozuar nga grupi nismëtar për thirrjen e kësaj mbledhjeje. Diskutimet më kryesore ishin mbi garën për kryetar partie dhe ndryshimet statutore.

Debatet më të forta duket se kanë qenë ato që janë zhvilluar mes Ramës e Blushit, Meksit dhe Blushit, Islamit dhe Barajt, si dhe Malajt dhe Xhafës (këta të fundit kanë vijuar të debatojnë edhe në hollin e PS-së pas përfundimit të mbledhjes).

Vendimet

Pas më shumë se katër orë e gjysmë debate, kryesia e PS-së nuk ka mundur që të gjejë konsensusin për shumicën e çështjeve të diskutuara, çfarë ka bërë të detyrueshme miratimin e vendimeve të saj me shumicë votash.

Kështu, palët kanë diskutuar nëse kongresi duhet të zhvillohej në traditën e kongreseve që ka bërë deri më tani PS-ja, ku punimet e tij kanë qenë të ndara në dy pjesë, njëra e hapur për mediet dhe tjetra e mbyllur, apo ai duhet të ishte i hapur për të gjitha punimet, nga fillimi deri në fund.

Në fund, shumica e kryesisë ka gjykuar që, kongresi, ashtu si edhe herët e tjera, t’i zhvillojë punimet me dy seanca, njëra e hapur për medien dhe tjetra e mbyllur.

Media do të mund të ndjekë direkt pjesën e mbajtjes së raportit përmbledhës të kësaj force për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Më pas mbledhja do të vazhdojë me dyer të mbyllura, ku natyrisht pritet edhe të diskutohet nga delegatët mbi arsyet që çuan në humbjen e këtyre zgjedhjeve. Më pas kongresi do t’i hapë sërish dyert gjatë shpalosjes së platformave të kandidatëve për kryetar partie.

Anëtarët e kryesisë së PS-së ishin dakord me ndryshimet në statut, por ato duhet të bëhen pas procesit gjithëpërfshirës

Kryesia, ndryshimet statutore, në kohën e duhur

Një tjetër vendim i marrë në mbledhjen e djeshme të kryesisë së PS-së ishte edhe ai që ka të bëjë me ndryshimet statutore. Edhe pse kryesia është shprehur në mënyrë unanime se ato janë të domosdoshme, nuk arriti të gjejë gjuhën e përbashkët për kohën se kur duhet të zhvilloheshin.

Tetë anëtarët e kryesisë dhe sekretariatit që thirrën këtë mbledhje kryesie, këmbëngulën që ato të kryen gjatë kongresit të 29 gushtit, por shumica e kryesisë iu përmbajt qëndrimit se ato nuk mund të kryheshin në këtë kongres, pasi duhet t’i nënshtroheshin më parë një debati të hapur në forumet nga qendra deri në bazë.

“Kryesia e Partisë Socialiste është pro ndryshimeve statutore, por ato të bëhen në kohën e duhur. Nuk mund të vendoset një platformë ndryshimesh dhe më pas të miratohet në kongres. Kjo duhet bërë në një proces gjithëpërfshirës, që kërkon rreth gjashtë muaj kohë”,- thanë dje anëtarë të kryesisë së PS-së.

Në përfundim të debatit për këtë çështje, me shumicë votash u vendos që për ndryshimet statutore në kongres të ngrihet një grup i posaçëm pune, i cili të mund të realizojë mbledhjen e propozimeve dhe diskutimin e tyre në struktura dhe për të dalë pastaj me një paketë të përbashkët, e cila do mund të miratohet në një mbledhje tjetër kongresi.

Kryesia ka arritur në përfundimin se gara që do të hapet për kryetarin e partisë, të mos jetë për një mandat të plotë katërvjeçar, por për një mandat të pjesshëm, si plotësim i mandatit të ndërprerë të kryetarit aktual.

Një nga pikat, për të cilën anëtarët e kryesisë kanë mundur të gjejnë konsensusin, ka qenë ajo që ka të bëjë me marrjen e masave që gara për zgjedhjen e kryetarit të ri të PS-së, sipas parimit një anëtar një votë, të bëhet në kushte të barabarta për gjithë kandidatët.

Për sa i përket pikës që ka të bëjë me riorganizimin e grupit parlamentar të PS-së, kryesia ka qenë në një mendje se ai menjëherë pas kongresit duhet të konstituohet për të zgjedhur kryesinë e re të tij.

Kryetari i ri PS-së që do të zgjidhet në qershor, do të ketë mandat deri në vitin 2011, kohë që përkon me zgjedhjet lokale

Mandati i kryetarit të ri, vetëm për dy vjet

Mandati i kryetarit të ri që do të dalë nga zgjedhjet e shtatorit që do të zhvillohen sipas parimit “një anëtar një votë”, do të jetë vetëm dyvjeçar. Kjo për shkak se kryetari i ri që do të zgjidhet do të duhet ta drejtojë PS-në deri në përmbushje të mandatit të plotë që ka kryetari aktual, i cili përfundon në 2001-shin, vit në të cilin do të zhvillohen edhe zgjedhjet për pushtetin lokal.

Pra, kreu i ri PS-së që do të dalë nga këto zgjedhje do të ketë një mandat plotësues dhe jo një mandat të plotë katërvjeçar.

Në këtë përfundim ka dalë kryesia e Partisë Socialiste, e cila për të marrë këtë vendim, i është referuar edhe precedentit të vitit 2005, kur ish-kryetari Fatos Nano dha dorëheqjen dhe kur kongresi i atij viti zgjodhi si kryetar Edi Ramën për një mandat plotësues.

Megjithatë, statuti i Partisë Socialiste nuk është shumë i qartë në këtë pikë, pasi nuk e parashikon se çfarë ndodh në momentin e ndërprerjes së mandatit të kryetarit të partisë, sidomos kur ai vjen për shkak të humbjes në zgjedhje. Statuti përcakton kompetencat e kryetarit dhe momentet kur atij i ndërpritet mandati.

Kështu, kryetari i PS-së është drejtuesi më i lartë politik i partisë, është përgjegjës kryesor për drejtimin dhe bashkërendimin e veprimtarisë së përditshme të partisë në zbatim të programit, të linjës politike të miratuar nga kongresi dhe forumet drejtuese të partisë, të statutit dhe të rregulloreve të ndryshme, propozon në kryesi masa të veçanta në zbatim të programit dhe dokumentit themeltar të organizimit dhe funksionimit të partisë.

Gjithashtu, ai thërret dhe drejton mbledhjen e kryesisë, drejton e bashkërendon punën e sekretariatit ekzekutiv.

PS, mbështetësit e Blushit kërkojnë mbledhjen e Kryesisë

25 gusht

TIRANË (UPDATE) – Tetë anëtarë të kryesisë janë mbledhur sot ku kanë firmosur një peticion drejtuar Kryesisë. Ata thanë se Kryesia e PS-së duhet të mblidhet para Kongresit të Jashtëzakonshëm.

Kërkesa e 8 anëtarëve është depozituar në sekretariatin e Partisë Socialiste dhe rezulton të jetë firmosur nga 5 anëtarë të Kryesisë së PS-së, përkatësisht Ben Blushi, Arben Malaj, Eva Allushi, Mimoza Hafizi dhe Saemira Pino. Po kështu firmëtarë janë edhe Kastriot Islami, Edlira Haxhiymeri, dhe Andis Harasani, që nuk janë anëtarë të Kryesisë se kësaj partie.

Ne deklaraten e tyre thuhet se : Në kushtet kur kryesia e PSSH nuk është mbledhur për një kohë të gjatë pas zgjedhjeve të 28 qershorit, në prang të Kongresit si dhe në kushtet kur mandate i kryetarit të PSSH-së është ndërprerë e vlerësojmë të nevojshme thirrjen e Kryesisë për të diskutuar 5 cështje:

1-Thirrjen dhe organizimin e Grupit Parlamentar në prag të hapjes së sesionit te ri të Kuvendit të Shqipqrisë,

2- Përfshirjen në rendin e ditës së Kongresit të disa ndryshimeve në Statutin e PSSH,

3- Përgatitjen dhe Administrimin e Kongresit,

4- Garantimin e transparencës gjatë ditës së Kongresit,

5- Diskutime për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes se Kryetarit të PSSH

Pritet që PS-ja të shqyrtojë këtë kërkese, por në bazë të statutit rezulton se Kryesia mund të mblidhet me kerkesen e 1/3 së anetareve, numer ky i paplotësuar me emrat e lartpërmendur.