Fieri Online Website » Patos

Patos, “ngec” buxheti, protestojnë punëtorët e Bashkisë
FIER-Punonjësit e gjelbërimit, ujësjellës-kanalizimeve në Patos kanë protestuar sot në shenjë pakënaqësie ndaj mosmiratimit të buxhetit.

Ata janë futur me forcë në sallen e këshillit bashkiak ku do të zhvillohej dhe mbledhja, e cila është pezulluar për shkak të protestës.

Sot në mesditë dhjetra punonjës u mblodhen para Bashksië së Patosit ku kanë protestuar për pagat e vonuara. Sipas tyre, shkak janë bërë mosmarrëveshjet mes anëtarëve të PS e PD të Këshilli Bashkiak të Patosit, gjë që ka sjellë dhe vonesat në paga e shërbime të tjera ndaj komunitetit. Shumë punonjës me forcë sot hyne dhe në sallën e Këshillit Bashkiak në tentativë të takonin kreun e Bashkisë, ndërsa rreth 200 të tjerë qëndruan jashtë godinës në pritje të një përgjigje. POlicia bashkiake u përpoq të ndalonte punonjësit e revoltuar që mësynë drejt godinës dhe nuk lejuan mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Njëri prej tyre, punëtor në pastrimin e ujrave të zeza u shpreh  se edhe pse puna që bën është nga më të vështirat për moshën që ai ka, anëtarët e PD të këshillit bashkiak Patos bëhen pengesë për miratimin e buxhetit duke e lënë atë pa bukën e gojës. “Shkoj pastroj kanalet përditë dhe të më hapësh brenda jam më zi se ato ujra të zeza që pastroj. Por këta anëtarë të PD nuk po më lejojnë të marr pagën time. Jam I sëmurë, po ha në shtëpi vetëm bukë e kos, dhe pse, se nuk miratohet buxheti. Shpresoj të marrin masa, pasi në të kundërt do tua bëj më zi Bashkinë se ato kanale të zeza që pastroj”, ushpreh punëtori i revoltuar”.

Shkarkohet kreu i Këshillit Bashkiak në Patos
Anëtarët e djathtë mblidhen në një hotel, votojnë largimin e Maksim Gogës. Emërohet kryetari i ri, miratohen fondet për pagat e punonjësve të pastrimit

FIER- Pas dështimit të dy mbledhjeve radhazi, debateve të ashpra me punëtorët e pastrim-gjelbërimit në Patos dhe pamundësisë për të zhvilluar një mbledhje normale, se mesditën e djeshme 19 anëtarë të Këshillit të Bashkisë Patos nga 25 këshilltarë që ka gjithsej ky Këshill janë mbledhur në një hotel, tetë kilometra larg Patosit, për të zhvilluar mbledhjen e jashtëzakonshme. Këshilli i Bashkisë Patos konfirmohet prej anëtarëve të tij, se është mbledhur në orën 14:10 në një nga mjediset private të hotel “Fierit”, në qendër të qytetit të Fierit, pronë e Muharrem Stojkut, drejtorit aktual të KESH-it. Në mbledhje nuk ka qenë i pranishëm kryetari Maksim Goga, si dhe përfaqësuesit e PS-së dhe një pjesë e atyre të LSI-së. Pjesëmarrësit ishin të gjithë këshilltarët e PD-së, ata të PDI-së dhe dy anëtarë të LSI-së. Pika e parë e rendit të ditës së kësaj mbledhjeje ka qenë mocioni i votëbesimit të kryetarit të Këshillit Bashkiak, Maksim Goga.

Me 19 vota pro Goga është shkarkuar nga posti që mbante. Më pas në rend të ditës ka hyrë pika e dytë që ishte emërimi i kreut të ri. Konfirmohet prej anëtarëve të PDI-se se fillimisht u zgjodh një komision i përbërë nga tre anëtarët: Nimet Musai, Neim Nazëraj dhe Adelina Shpërdheja. Dy kandidaturat për kreun e ri të këshillit ishin Leonard Behaj nga PD dhe Adelina Shpërdheja nga LSI. Pas votimit në mënyrë të fshehtë, përfaqësuesi i PD-së, Behaj, ka marrë 16 vota pro, 2 kundër dhe një fletë votimi ishte e pavlefshme. Gjithashtu konfirmohet se në mbledhjen “ilegale” është miratuar edhe buxheti për vitin e ardhshëm. Nën drejtimin e kryetarit të ri mbledhja vazhdoi për miratimin e buxhetit prej 16.9 milionë lekësh të reja për pagat e 80 punonjësve të papaguar, fondi për ushqimin e çerdheve, si dhe është lënë që të hënën të zhvillohet mbledhja e radhës, ku do të diskutohet për bursat. Të 19 këshilltarët pjesëmarrës në mbledhjen e pasdites së djeshme e kanë cilësuar si të ligjshëm veprimin e kryer. Po ashtu të ligjshme ata kanë cilësuar edhe vendimet e marra. “Mbledhja është absolutisht e ligjshme dhe këtë e deklaroj me cilësinë e kreut të ri të Këshillit Bashkiak të Patosit”,-ka thënë kreu i sapozgjedhur Leonard Behaj sepse në mbledhjen jashtë radhe e kemi kërkuar qysh në datën 4 dhjetor dhe kryetari i këtij këshilli është shkarkuar sot. Janë plotësuar të gjitha afatet kohore dhe ligjore, por ish-kreu i këtij Këshilli, Maksim Goga, nuk donte që kjo mbledhje emergjente të zhvillohej thjesht për arsye të interesave të tij personale, sepse nuk donte të shkarkohej. Sapo vendimi i Këshillit Bashkiak të marrë “OK” në prefekturën e Fierit, nuk ka asnjë problem tjetër. Por këto argumente i ka hedhur poshtë kryetari aktual i Këshillit të Bashkisë Patos Maskim Goga për të cilin mbledhja është e jashtëligjshme”. “Ligjërisht kjo mbledhje nuk është e ligjshme”,-ka thënë Goga. “Është një mbledhje kafenesh sepse është zhvilluar një takim i ngushtë në ambiente lokalesh. Unë personalisht nuk e njoh këtë vendim të një pjese të këshilltarëve, në një kohë kur salla e mbledhjes në Bashkinë Patos është e hapur për këshilltarët”.

Patos, situatë e tensionuar në Këshillin Bashkiak
PATOS- Sërish tensione në Këshillin Bashkiak të Patosit në Fier. Rreth 86 punonjës të dy ndërmarrjeve në varësi të Bashkisë së Patosit, kanë hyrë në sallën e mbledhjeve duke debatuar ashpër me këshilltarët.

Ata pretendojnë se nuk janë paguar prej gati dy muajsh, ndërsa fajësojnë autoritetet vendore për moslëvrimin e fondit për pagat.

Kanë mjaftuar pak minuta dhe punonjësit kanë nisur të konfrontohen me këshilltarët duke shkaktuar një situatë të tensionuar në sallë. As ndërhyrja e forcave të rendit dhe policisë bashkiake nuk ka mundur të shmangë përplasjet.

Në sherr e sipër, si pasojë e gjendjes emocionale, një prej punonjësve të Ndërmarrjes së Gjelbërimit ka humbur ndjenjat ndërsa u dërgua menjëherë drejt spitalit rajonal.

Nga ana e tij, kreu i Këshillit Bashkiak Maksim Goga ka mohuar se institucioni që ai përfaqëson të ketë bllokuar fondin e pagave por kjo nuk ka mjaftuar për të qetësuar gjendjen.

Situata e tensionuar ndodhi brenda sallës së Këshillit Bashkiak kur pritej të zhvillohej mbledhja e jashtëzakonshme për mocionin e shkarkimit të kryetarit Goga, vendim i cili është hedhur poshtë nga ky i fundit me pretendimin se duhet të ishte njoftuar 5 ditë më parë për kërkesën e të djathtëve.

Protestat e vendorëve, grindje në Këshillin Bashkiak, Patos
FIER-Dy ditë pasi të majtët në Këshillin Bashkiak të Patosit nisën protestat për pavarësinë e pushtetit vendor, kanë nisur dhe debatet e para. Mbledhja e këshillit bashkiak sot në Patos është ndërprerë për shkak të debateve të ashpra mes anëtarëve. Të djathtët kanë paraqitur mocion për shkakimin e kreut të këshillit Maksim Goga, gjë e cila ka shkaktuar debat me palën tjetër. E ndërsa mbledhja është ndërprerë një tjetër sherr ka nisur mes anëtarëve të këshillit bashkiak dhe punonjësve të ndërmarrjes së pastrim gjelbërimit dhe ujësjellës kanalizimeve. Rreth 80 punonjës janë konfliktuar me këshilltarët, pasi pretendojnë se nuk janë paguar. Ata kanë kërkuar miratimin e buxhetit, në mënyrë që tu sigurohen pagat. Situata është acaruar së tepërmi mes palëve deri në ndërhyrjen e forcave të policisë.

Gjendet i varur në hardhitë e oborrit i moshuari
Një 63-vjeçar është gjetur i varur dje në mëngjes, në oborrin e shtëpisë së tij në lagjen Dukas të Patosit. Sipas policisë, bëhet fjalë për një vetëvrasje dhe motivi i saj ka qenë gjendja e rëndë ekonomike e të moshuarit që nuk merrte pension. Burimet zyrtare të Komisariatit të Policisë Fier pohojnë se Eqerem Nazëraj lindur e banues në Patos, baba i katër fëmijëve, është vetëvrarë në orët e para të mëngjesit, pas rënies së papritur në depresion. Ai jetonte vetëm me bashkëshorten, me të cilën kishte mosmarrëveshje të shumta edhe për shkak të konsumimit të alkoolit. Nga raporti i mbajtur prej policisë në të cilin bëjnë pjesë edhe deklarata e familjarëve dhe të afërmve mësohet se një natë më parë, Eqerem Nazëraj ka fjetur më herët se netët e tjera. Në mesditë ai kishte konsumuar si zakonisht alkool dhe kjo ka ndikuar që pasdite mos të ndihej mirë. Konfirmohet se në orët e para të mëngjesit të së dielës ai ka dalë në oborrin e shtëpisë ku ka siguruar mjetet që do të përdorte për t‘u vetëvrarur dhe më pas ka kryer edhe aktin, duke e lidhur litarin në degët e hardhive. Sipas burimeve policore, Eqeremi dhe bashkëshortja e tij jetonin vetëm, pasi tre nga fëmijët jetojnë në Fier e Vlorë, ndërsa njëri është në burg në Greqi. Ata kishin probleme të rënda ekonomike, për shkak të mungesës së të ardhurave.

Zjarr në ullishtat e Patosit, rrezikon depoja e armëve
Flaket e përmasave të mëdha janë shfaqur në qiellin e Patosit rreth mesditës dhe u përhapën me shpejtësi duke djegur 50-60 ha ullishta në fshatin Lalarit të Patosit. Banorë të zonës bëjnë të ditur se zjarri kërcënon një depo me municione të vjetra.

FIER-Një zjarr i fuqishëm pranë Patosit rrezikon të shpërthejë një depo municionesh të vjetra në ish-repartin e raketave që ndodhet në fshatin Lalarit.

Flaket e përmasave të mëdha janë shfaqur në qiellin e Patosit rreth mesditës dhe u përhapën me shpejtësi duke djegur 50-60 ha ullishta në fshatin Lalarit të Patosit. Banorët e zonës ishin të parët që u përpoqën të shuanin me mjete rrethanore flakët, por në pamundësi kërkuan ndihmën e zjarrfikëseve. Zjarrfikëse nga Fieri u nisëm menjëherë në drejtim të zonës që digjej dhe po punojne per shuarjen e flakeve. Zjarrfikesit konstatojne se flakët jane të paarritshme për shkak të terrenit të thyer malor. Banorë të zonës bëjnë të ditur se situata sa vjen e përkeqësohet pasi zjarri që vazhdon ende në malet e Lalaritit po kërcënon një depo municionesh të vjetra të depozituara aty prej vitesh. Zyrtarisht nuk dihet nëse depoja është prekur nga flakët, por banorët shprehen se po dëgjojnë shpërthime municionesh. Flakët që vazhdojnë me intensitet po favorizohen dukshëm edhe nga era dhe temperaturat e larta. Momentalisht zjarri ndodhet larg banesave të fshatit, por banorët shprehen të theksuar se do të ishte katastrofave prekja e depos së armëve nga flakët.

Patos, ende asnje vendim per 2 kutite
Ne Patos ende nuk eshte vendosur se cfare do te behet me 2 kuti, te cilat se bashku kane 200 vota.

Sipas informacioneve nga zona, mesohet se komisioneret jane futur ne nje mbledhje nga ku pritet te dilet me nje vendim.

Ne zone ka shume perfaqesues te partive te ndryshme politike dhe te gjithe po presin rezultatin perfundimtar.

Milo në Patos: E majta duhet të fitojë për të ndryshuar vendin
Ashtu si edhe partitë e tjera, edhe PDS-ja e drejtuar nga Paskal Milo bëri publike listën e deputetëve të saj për 12 qarqet. Kryetari i kësaj partie do të jetë i pari në listën e Fierit, por edhe të Qarkut të Dibrës. Ndërsa në Qarkun e Gjirokastrës PDS-ja e Milos do të përfaqësohet me kandidatët Hasim Peta, Aurel Bilili, Vladimir Dosti, Marjana Labi dhe Fatbardha Idrizaj. Pas publikimit të kandidaturave, kryetari i PDS-së ka vijuar fushatën e tij zgjedhore, duke u ndalur në qytetin e Patosit. Gjatë fjalës së tij, Milo tha se “ne duam t‘u themi shqiptarëve se me Sali Berishën nuk mund të shkohet në Evropë. Me Sali Berishën mund të shkohet mbrapa, por jo përpara. Prandaj progresi i Shqipërisë mund të bëhet vetëm me koalicionin tonë të progresit, progresi i Shqipërisë mund të arrihet vetëm me bashkimin për ndryshim, progresi mund të arrihet vetëm me forca të tilla politike si Demokracia Sociale që e kanë të shtrenjtë demokracinë dhe të gjitha parimet bazë të një shoqërie evropiane”. Më tej Milo theksoi se zgjedhjet e 28 qershorit janë një sfidë e madhe për Demokracinë Sociale, për opozitën në tërësi, por edhe për Shqipërinë. Ne, tha Milo, kemi një mijë e një arsye për t‘i fituar zgjedhjet e 28 qershorit dhe do t‘i fitojmë ato. “Por, përtej këtij optimizmi të bazuar ne duhet t‘u tregojmë shqiptarëve pse duhet t‘i fitojmë zgjedhjet”, tha Milo.

“Albpetrol” në krizë, kërkon kredi për rrogat e punëtorëve
Nëndrejtori: Faji i ARMO-s që nuk shlyen detyrimet.  Kompania e shtetërore e nxjerrjes së naftës, “Albpetrol” sh.a është duke përjetuar një krizë të vërtetë financiare. Prej afro dy muajsh nuk është paguar asnjë nga 3200 punonjësit që figurojnë në borderotë e kësaj kompanie. Ky fakt është pohuar edhe nga nëndrejtori i kompanisë, Vasillaq Ngresi. I kontaktuar nga “Shqip” ai është shprehur se: “Mungesa e fondeve për likuidimin e pagave ka bërë që të kemi pasur një ndryshim në rendin e pagesave të punonjësve. Ndërkohë, po përpiqemi që brenda një periudhe shumë të shkurtër kohe, maksimumi dy ose tri ditë, të bëjmë shlyerjen për pagesat e pesëmbëdhjetëditëshit të dytë të muajit shkurt për të gjithë punonjësit. Pas shlyerjes së pagesave për muajin shkurt, do të nisim të likuidojmë edhe muajin mars e në vijim”.

Overdraft-i

Më tej nëndrejtori Ngresi ka shtuar se për të dalë nga kjo krizë financiare ku është futur kompania “Albpetrol” sh.a, do të përdoret “overdraft”-i, si dhe do të aplikohet për marrje kredie në qeveri. “Jemi në procedurat e marrjes së “overdraft”-it nga banka nëpërmjet së cilës paguajmë punonjësit. Shuma e kësaj “kredie” është 150 milionë lekë të reja, të cilat sapo të merren, pas dy ditësh do të jenë në shërbim të fondit të pagave për punonjësit.

Kredia

Ndërkohë, këshilli mbikëqyrës, si dhe drejtuesit e “Albpetrol”.sh.a janë duke ndjekur të gjitha procedurat për të aplikuar për marrjen e një kredie nga shteti. Për këtë i jemi drejtuar qeverisë shqiptare për një kredi të madhe, me shumën e 500 milionë eurove”, tregon nëndrejtori Ngresi. Sipas tij, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës është sinjalizuar për krizën që po kalon kompania dhe vetë ministri Genci Ruli është duke negociuar dhe do paraqesë për miratim në qeveri kërkesën për kredi.

Shkaku

Sipas nëndrejtorit Ngresi, “ngërçi” i krijuar, nuk është për shkak të rendimentit të kësaj kompanie, por për shkak të vonesave në pagesa nga ana e kompanisë private “ARMO”. “Pronarët e rinj të kësaj kompanie nuk kanë kryer asnjë likuiditet kundrejt ‘Albpetrol‘ sh.a., duke na shkaktuar këtë krizë ku jemi futur. Treguesit financiarë të kompanisë, si për vitin 2008 dhe në vijim janë tepër të lartë dhe kriza ka ardhur vetëm prej mosrespektimit të aktmarrëveshjeve nga ana e pronarëve të ‘ARMO‘-s.”, tha nëndrejtori i “Albpetrol”-it. E ndërsa fondi i pagave të 3200 punonjësve do të realizohet nga “overdraft”-i dhe kredia që mund të merret prej qeverisë, ky fond nuk është i mjaftueshëm edhe për të paguar mbi 1200 punonjësit që janë prekur nga reforma, të cilët trajtohen me asistencë sociale.

Reagimet

Pak ditë më parë, Shoqata e Intelektualëve të Naftës drejtuar nga ish-drejtori i “Albpetrolit” sh.a, Vlashi Nakuçi, i ka paraprirë këtij problemi dhe ka paralajmëruar krizën ekonomike ku është përfshirë kjo kompani që prej disa muajsh. Ndërkohë, selia e Partisë Socialiste, dega Fier, ka dalë dje me një deklaratë në mbështetje të shqetësimit të mijëra naftëtarëve, për mosmarrjen e pagave që prej dy muajve. Kryetari i PS-së së Fierit, Arjon Muçaj, është shprehur se: “Selia e PS-së Fier denoncon vazhdimin e papërgjegjshmërisë së Ministrisë së Ekonomisë përfaqësuar nga ministri Genci Ruli, por edhe drejtuesit aktualë të Partisë Demokratike në ndërmarrjet e naftës, të cilët janë ende të pangopur me vjedhjen që u kanë bërë këtyre ndërmarrjeve”. Sipas Muçajt, PS ka formuar një komision parlamentar, i cili po shqyrton denoncimet për abuzime dhe shkelje financiare që dyshohet se janë kryer në “Albpetrol”, sh.a.

“Weekend 1″, dy kushërinj në pranga
Dy kushërinj nga qyteza e Patosit kanë rënë në prangat e policisë nën akuzën e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, si dhe “mbajtjes pa leje të armëve të gjahut e sportive”. Operacioni i policisë, i koduar “Weekend 1″, ka vënë në pranga Namik dhe Agim Beqirin, të dy lindur e banues në Patos. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Fierit, mësohet se kanë qenë agjentët e Seksionit të Antidrogës në drejtorinë e policisë së qarkut ata që kanë siguruar informacion paraprak në rrugë operative për veprimtarinë e kushërinjve Beqiri. Pas disa ditësh survejim dhe hetim, agjentët e Antidrogës, të mbështetur edhe nga efektivët e Policisë së Patosit, kanë vendosur të ushtrojnë kontroll në banesat e tyre. Operacioni ka nisur pasditen e së shtunës dhe ka përfunduar në orët e vona të mbrëmjes. Në fillim është ushtruar kontroll në banesën e Agim Beqirit. Atij i është gjetur pranë shtëpisë sasia e afro 1.2 kilogramëve lëndë narkotike.

Pas prangosjes dhe pas futjes në furgonin e policisë, agjentët e Antidrogës kanë shkuar në banesën e Namik Beqirit. Kontrolli policor në këtë banesë ka nxjerrë se aty ndodheshin mbi 900 gramë lënde narkotike, si dhe një armë gjahu e tipit çifte, të cilën Namiku e mbante pa leje. Policia ka sekuestruar sasinë e lëndës së gjetur, si dhe armën e gjahut që ishte pa leje. Pas analizave dhe ekspertizave në polici, ka rezultuar se sasia e lëndës së gjetur në dy banesat e kushërinjve ishte drogë e llojit kanabis sativa. Ajo ishte e presuar dhe ishte vendosur në dy çanta. Policia deklaron se dy kushërinjtë dyshohet se merren me prodhim dhe shitje hashashi, ndërsa konfirmohet zyrtarisht se hetimet e këtij rasti ende nuk kanë përfunduar.