Fieri Online Website » spitali

Fier, zhduket nga spitali i sëmuri me zemër
Zhduket nga spitali, kërkohet prej tri ditësh nga familjarët. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në spitalin rajonal të Fierit, ku Sami Memushi, nga Cakrani, prej disa ditësh ishte shtruar për të marrë trajtim të hospitalizuar.

Ai vuante nga zemra dhe mjeku specialist i kishte rekomanduar shtrimin sa më shpejt të tij në spital, për të marrë trajtim të plotë mjekësor. Të afërmit e kishin shoqëruar për në spital në datën 13 korrik dhe ai ishte sistemuar në katin e tretë të spitalit rajonal të Fierit, ku ndodhet reparti i shërbimit të sëmundjeve të brendshme.

66-vjeçari, në bazë të regjistrimit të shtrimeve, mbajtur nga autoritetet shëndetësore të spitalit rajonal Fier, rezulton i shtruar në datën 13 korrik. Ky fakt figuron në regjistrin e shtrimeve në katin e parë të urgjencës, ku shënohen të gjithë emrat e të shtruarve të spitalit. Pasditen e 15 korrikut, kanë ardhur për të vizituar Memushin të afërmit.

Ata i janë drejtuar dhomës në katin e tretë, por nuk e kanë gjetur aty. Ata kanë kontrolluar nëpër të gjithë katin, oborrin e spitalit dhe më pas të alarmuar kanë kontaktuar me infermieret e shërbimit, por edhe ato nuk kanë pasur ndonjë informacion për 66-vjeçarin. Kontrolli për Memushin e zhdukur ka vijuar nga të afërmit dhe nga bluzat e bardha. Kontrolli ka nisur në mjediset e spitalit, por nuk është gjetur ndonjë gjurmë.

Për të qenë më të sigurt, infermierët kanë telefonuar në familjen e tij, por as ata nuk kishin dijeni. Në këto kushte është njoftuar policia. Një oficer i policisë gjyqësore ka marrë kontakt me familjarët, të cilët kanë bërë edhe denoncimin e zhdukjes së 66-vjeçarit Sami Memushi.

“U bënë më shumë se tri ditë, edhe pse nga ana e familjes janë bërë kërkime dhe janë pyetur të afërm, askush nuk ka dhënë një përgjigje për vendndodhjen e tij”, tregon një nga të afërmit e të zhdukurit. Nga ana tjetër, drejtues të spitalit shprehen se nuk mbajnë përgjegjësi për largimin e tij. Në kushtet që ka spitali të sëmurët mund të dalin jashtë me të afërmit ose vetëm dhe nuk kthehen më. “Ne nxjerrim të sëmurë vetëm atëherë kur ai shërohet plotësisht dhe dalja e tij kryhet nga mjeku kurues pas plotësimit të kartelës dhe firmosjes së tij. Në këtë rast nuk ka ndodhur kështu”, ka thënë drejtoresha e spitalit, Donika Alushani, lidhur me rastin e zhdukjes së pacientit.

Ndërkohë që policia ka nisur kontrollet në terren për të gjetur të moshuarin. Zyrtarisht, Policia e Fierit kane thënë se Sami Memushi është shpallur person i zhdukur, pas denoncimit që kanë kryer familjarët. Inspektori i policisë në fshatin Cakran, ku jeton familja Memushi, si dhe ai i lagjes “1 maj”, në Fier, ku ndodhet spitali që nga momenti i shpalljes së zhdukur të 66-vjeçarit kanë nisur ta kërkojnë atë, duke marrë informacion nga çdo person që mund të dijë diçka për lëvizjet e fundit të Sami Memushit.

Ende nuk është siguruar asnjë gjurmë, madje nuk dihet sesi dhe se kur ka dalë nga spitalit 66-vjeçari.

Sipas bluzave të bardha, Memushi shfaqte probleme mendore, ndërkohë që nuk pranohet nga familjarët. Sami Memushi nuk është konsideruar person problematik, ndërkohë që familjarët kanë thënë për policinë se ditët e fundit ishte bërë i heshtur.

Ndërkaq policia ka hedhur dyshimet edhe të një rasti vetëvrasjeje të mundshme nga ana e 66-vjeçarit.

Spitali pa ilaçe, vonesat për shkak të grosistëve
Fier, pacientët blejnë privatisht antibiotikë dhe injeksione. Në spitalin rajonal të Fierit mungojnë medikamentet. Të shtruarit e të gjithë pavijoneve të spitalit i sigurojnë vetë ato. Mungesa e disa barnave në spitalin e Fierit është ndjerë prej disa javësh. Pacientët tregojnë për gazetën se përveç ilaçeve, në spital mungojnë dhe shiringat e injeksioneve, për të cilat infermieret u thonë pacientëve që t’i sigurojnë vetë ato.

“Kam një javë i shtruar dhe gjithçka e kam blerë vetë. Spitali është keq edhe për shiringa. Vetëm shërbimin e mjekut marrim këtu në spital, pasi tesha, ilaçe e ushqim i kemi vetë”, shprehet Dilaver Metaj, pacient. Donika Alushani, drejtuese e qendrës spitalore, shprehet se shkak është bërë vonesa e regjistruar nga grosistët farmaceutikë, që duhet të kishin realizuar tashmë furnizimin e depos së spitalit. Gjithashtu drejtoresha premton se sigurimi i medikamenteve do të bëhet brenda një kohe mjaft të shkurtër. Sipas Alushanit, spitali rajonal një pjesë të ilaçeve si dhe shiringat i ka siguruar me blerje të drejtpërdrejtë nga drejtoria e spitalit. Të ardhurat e këtyre blerjeve janë siguruar nga faturat që vilen prej vizitave dhe recetave që ofrojnë mjekët e grupit spitalor Fier, të njohura ndryshe si të ardhurat dytësore. “Vonesat e medikamenteve në spital duhen pranuar që kanë sjellë shqetësim. Kanë qenë disa ilaçe që nuk u janë dhënë pacientëve, pasi mungonin. Antibiotikët nuk kanë munguar. Disa qetësues, si dhe disa kategori ilaçesh me të vërtetë që nuk kanë qenë gjendje për disa ditë. Mungesat kanë ardhur si rezultat i vonesës së grosistëve”, ka thënë drejtoresha Donika Alushani.

Spitali i Fierit, dy vjet pa krematorium
Mbetjet spitalore dhe urbane, burim sëmundjesh për pacientët dhe banorët e zonës

Prej dy vjetësh, kompleksi spitalor i Fierit, ku bëjnë pjesë poliklinika qendrore, spitali rajonal, materniteti, si dhe spitali pediatrik, nuk ka krematorium. Ky i fundit përdorej si vend depozitimi dhe më pas djegieje për të gjitha mbetjet spitalore dhe ato urbane. Zyrtarisht drejtues të grupit spitalor Fier, si dhe përfaqësues sanitarë të kompleksit spitalor, pohojnë për gazetën “Shqip” se krematoriumi nuk funksionon prej afro dy vjetësh. Mësohet se fillimisht ankesat e komunitetit për ndotje të ajrit u bënë shkak për mosfunksionimin e tij, por më pas amortizimi i tij ka penguar rivënien në punë. “Një krematorium me përmasa jo shumë të mëdha është i vendosur pranë spitalit pediatrik të Fierit. Dikur aty mblidheshin mbetjet spitalore të të gjitha spitaleve, të cilat pas depozitimit, digjeshin. Prej dy vjetësh, nuk po veprohet më në këtë mënyrë. Tashmë, të gjitha plehrat e spitalit, qofshin ato me origjinë nga ndërhyrjet mjekësore, por dhe ato urbane, po hidhen në një shesh prapa njërës prej godinave të grupit spitalor”, shprehen zyrtarisht në drejtorinë e kompleksit spitalor. Dy vjet më parë, më shumë se 40 familje që banojnë pranë spitalit pediatrik, ku ndodhet edhe krematoriumi ekzistues, kanë protestuar dhe kanë kërcënuar për ndërhyrje me forcë, me qëllim ndaljen e funksionit të këtij vendi depozitimi dhe trajtimi plehrash. Bëhet fjalë për banorët e lagjes “1 Maj kodër”, të cilët ankoheshin se kishin ndotje të lartë në mjedis dhe në banesa, si shkak i tymit dhe blozës që lëshohej pas djegieve të mbetjeve spitalore. Me këmbënguljen e tyre, krematoriumi ndali punën dhe u vendos që mbetjet spitalore dhe ato urbane të pacientëve të hidheshin në një sipërfaqe të hapur prapa godinës së spitalit rajonal. Ky vend i përcaktuar si kosh plehrash për të gjitha spitalet, pastrohet shumë rrallë. Vetëm një herë në muaj mund të shikosh makinën e mbledhjes së mbeturinave. Sanitaret e grupit spitalor tregojnë se në këtë shesh të improvizuar për plehrat hedhin edhe mbetjet spitalore: mbetjet nga ndërhyrjet kirurgjikale, shiringat, shishet e serumit pas përdorimit, si dhe e gjithë baza materiale që mbetet pas përdorimit të shumë medikamenteve.

“Bashkë me mbetjet e konsumit të pacientëve, hidhen në këtë shesh edhe mbetjet e reparteve të spitalit, si repartit të kirurgjisë, reanimacionit, infektivit, patologjisë dhe mikrokirurgjisë”, ka thënë një prej sanitareve të spitalit, e cila gjatë së dielës ishte duke hedhur mbetjet e spitalit të maternitetit. Pacientët e katit të parë, shumë pranë vendit të improvizuar si shesh plehrash, ankohen për aromën e keqe që i bashkëshoqëron gjatë gjithë kohës së qëndrimit në spital. Sheshi në fjalë konsiderohet nga autoritetet lokale si një nga burimet më të rrezikshme të ndotjes në qytet dhe aq më shumë të grupit spitalor dhe të komunitetit pranë tij. Në administratën e drejtorisë së grupit spitalor shprehen se është menduar rivënia në punë e krematoriumit, por më parë nevojitet ndërhyrje në gjendjen teknike të tij. Gjithashtu bëhet e ditur se janë dërguar kërkesa pranë Ministrisë së Shëndetësisë për sigurim fondesh që nevojiten për riparimin e krematoriumit, apo dhe zëvendësimin e tij me një tjetër, por ende nuk janë marrë përgjigje konkrete.(Shqip)

Inventari në spital zbulon zdhdukjen e ambulances
Një nga tetë autoambulancat e spitalit të Fierit është zhdukur prej afro një viti. Gjithçka është zbuluar nga inventari i zhvilluar prej drejtuesve të grupit spitalor të Fierit. Zhdukja e ambulancës konfirmohet zyrtarisht edhe nga drejtoresha e grupit spitalor, Najada Jahiqi, si dhe nga nëndrejtoresha ekonomike, Luljeta Sejko. Edhe pse nuk është përpiluar raporti përfundimtar i inventarit, drejtuesit e spitalit konfirmojnë se për zhdukjen e automjetit do të njoftojnë Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe do të denoncojnë pranë organeve policore. Makina e humbur mbahej nga shoferi Aleksandër Papa, i cili nuk jeton prej një viti. Kur ai ishte sëmurë, ambulanca është vendosur në një parkim dhe shoferi ka bërë dorëzimet sipas rregullave, por tani mjeti nuk gjendet më.

Çdo dite nderpriten dy shtatzeni ne Fier
Në nëntë muaj janë regjistruar 560 raste. Shumica e grave që abortojnë janë nga fshati.  Numri i aborteve në Maternitetin e Fierit, megjithëse ka shënuar një rënie në krahasim me vitin e kaluar, mbetet në shifra alarmante. Sipas shefit të Shtëpisë së Lindjes, Besnik Ibrahimaj, që nga vitet ‘90, abortet janë kthyer në një fenomen shumë të përhapur. “Numri i grave dhe vajzave që kryenin abort ishte tepër i madh para viteve 2000 dhe nuk kryheshin vetëm për shkaqe shëndetësore, por edhe për shkaqe ekonomike, opinion etj. Në këtë nëntëmujor të vitit 2008, numri i aborteve në Rrethin e Fierit është 560″, thotë shefi i Shtëpisë së Lindjes, Besnik Ibrahimaj. Shifra e aborteve e regjistruara për nëntë muajt e parë të vitit tregon se afro dy nëna në ditë vënë në rrezik jetën për të ndërprerë shtatzëninë.

Mësohet se nga 560 aborte, që janë regjistruar për periudhën e deritanishme, 400 u përkasin grave nga zonat rurale dhe afro 67 për qind e tyre janë kryer me kërkesë të vetë grave shtatzëna për shkak të problemeve shëndetësore.

Mjeku Besnik Ibrahimaj thotë se, po të krahasojmë këtë shifër me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i aborteve është në ulje. Këtë vit për këtë periudhë janë regjistruar rreth 130 aborte më pak. Totalisht për të gjithë vitit 2007 janë regjistruar 800 raste abortesh të ndara sipas grupeve spontane, për shkaqe shëndetësore, ndërprerje shtatzënie etj., pra numri i aborteve deri tani është 130 më pak, edhe pse ende ka një shifër shumë të lartë.

Gjatë këtij viti, përveç aborteve spontane, një pjesë e madhe e aborteve kanë qenë edhe të detyruara nga rrethana shoqërore, si shtatzëni para martese, apo nga lidhje jashtëmartesore.

Konfirmohet nga dosjet e aborteve se vajzat e pamartuara ose ato që kanë krijuar lidhje jashtë martese zënë rreth 14 për qind të aborteve. Por, sërish pjesa më e madhe e aborteve të regjistruara zyrtarisht në Fier shënohet te çiftet e martuara.

Sipas shefit të maternitetit, punë më të mirë duhet të bëhet për planifikim familjar, pasi shumë pak punohet në zonat rurale, ku numri i aborteve është shumë më i madh se në zonat urbane. Shefi i maternitetit shpjegon se duhen ndërgjegjësuar çiftet e reja për përdorimin e kontraceptivëve. Rënia e numrit të aborteve në krahasim me vitin e kaluar, gjen shpjegim edhe te ndikimi i mjekëve gjinekologë, që punojnë në maternitetin e Fierit për planifikimin familjar. 15 mjekë zhvillojnë konsulta për planifikim familjar në qytetin e Fierit.