Fieri Online Website » ushtarake

Kimikatet dhe municionet kërcënojnë Fierin
Komisioni i Emergjencave Civile dorëzon në prefekturë raportin për sigurinë. Fieri konsiderohet ende një zonë e rrezikuar nga municionet dhe lëndët helmuese. Kjo deklaratë alarmante ka ardhur nga Komisioni i Emergjencave Civile në Prefekturën e Fierit, përgjegjësi i së cilës deklaron për gazetën “Shqip”, se Fieri është i rrezikuar nga 20 tonë municione që ndodhen ende të depozituara në repartin ushtarak të Grizës, në afërsi të Patosit, si dhe nga një sasi e madhe lëndësh kimike që ndodhen në ish-uzinën e Azotikut, në periferi të Fierit.

Një material të detajuar për rreziqet që i kanosen Fierit, Komisioni i Emergjencave Civile ia ka përcjellë prefektit Shahin Bejdaj. Ky i fundit pohon se për këtë rrezik ka vënë në dijeni instancat më të larat shtetërore, qeverinë dhe Parlamentin.

“Në depot e municionit në fshatin Grizë, nga 2300 tonë municione janë larguar 90 për qind e sasisë dhe kanë mbetur 20 tonë, që janë municione të mbledhura pas vitit 1997 dhe që pritet të largohen, ose asgjësohen së afërmi. Duhet thënë se ka një sasi të madhe municionesh që paraqesin rrezik gjatë transportit, ndaj është parë e arsyeshme që ato të asgjësohen në vend. Ky aksion do të realizohet nga specialistë të fushës së demontimit, si dhe nën masa të rrepta sigurie teknike”, tha prefekti i Fierit, Shahin Bejdaj.

Por, një pikë tjetër e rrezikshme për popullatën, sipas prefektit Bejdaj, konsiderohet edhe Ndërmarrja e Azotikut, ku janë të depozituara ende lëndë kimike të rrezikshme.

“Megjithëse jemi përqendruar në evidentimin e dy pikave me rrezikshmëri për popullatën, si në grupin e depove të municioneve në Grizë dhe Azotik, në këtë të fundit duhet thënë se ka akoma kimikate të rrezikshme. Në Azotik është punuar për zbatimin e projektit të qeverisë shqiptare, për groposjen e arsenikut, projekt që ka kapur vlerën e 1.5 milionë eurove dhe që është financuar nga BE-ja. Aty vazhdojnë punimet me anekset e tjera të këtij projekti. Ndërsa për kimikatet e tjera të rrezikshme ekzistojnë mjaft projekte për të cilat duhet të vendosë Ministria e Mjedisit. Nga kontaktet me drejtorin e Azotikut jam informuar për më shumë se 20 tonë kimikate të rrezikshme. Në përbërje të kësaj sasie kimikatesh ekziston mundësia e mbetjeve të cianurit, por them se shpejt do të ndërhyhet”, tregon prefekti i Fierit.

Komisioni i Emergjencave Civile në Prefekturën e Fierit deklaron se situata të rrezikshme për territorin e qarkut konsiderohen edhe zjarret. Për vitin 2008 mësohet se janë regjistruar 517 raste zjarresh, në të cilat është dashur ndërhyrja e Komisionit të Emergjencave Civile. Janë regjistruar 475 raste zjarri që kanë shkrumbuar rreth 3 500 rrënjë ullinj dhe kanë dëmtuar rreth 230 hektarë pyje, kullota, ullishta dhe drurë frutorë.