Kategoria | Te tjera

Fermerët denoncojnë mashtrimin për farëra shterpë

Fier- Autoritetet e bujqësisë nisin verifikimin, premtojnë dëmshpërblim

Përveç çmimit të lartë të shërbimeve të tokës bujqësore, fermeri i Rrethit Fier nuk është i sigurt për farërat dhe pesticidet që përdor. Edhe këtë vit evidentohen farëra dhe pesticide të skaduara, që nuk plotësojnë standardet e kërkuara dhe as që bëhet fjalë të garantojnë prodhimin e fermerit. Pa e përgjithësuar problemin, pika të veçanta të shitjes së farërave dhe inputeve bujqësore në Rrethin Fier sugjerojnë për fermerët lëndë të para dhe kimikate të mbetura stok, apo që nuk japin efekt.
Një rast i tillë i ndodhur në Komunën Strum të Rrethit Fier është evidentuar nga fermerët dhe pikërisht njëri prej tyre, Nuredin Gega, i është drejtuar me ankesë Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Fier. Një distributor në Bashkinë e Roskovecit ka mundur të shesë farën e kulturës së misrit për një farë me rendiment të lartë, duke joshur fermerët.

“Ky mashtrim bëhet vetëm për qëllime përfitimi, ndërkohë që nga ana e Drejtorisë së Bujqësisë janë marrë të gjitha denoncimet dhe po hetohen rast pas rasti”, shprehet inspektori i DRBUMK-së për farërat, Gani Saliko. Sipas tij, për rastet që denoncohen nga fermerët farëra që nuk japin prodhim dhe pas verifikimeve në terren bëhet vlerësimi i dëmit për fermerët, pra zhdëmtimi i tyre. Përballë disa rasteve të denoncimit për farëra shterpë, Drejtoria e Bujqësisë është duke ushtruar kontroll te të gjitha pikat e shitjes së farërave.

Gjatë vitit 2009, Drejtoria e Bujqësisë, pas konstatimeve të bëra në kultura bujqësore, të cilat nuk kishin dhënë produktivitet, bëri të mundur zhdëmtimin e 15 fermerëve të dëmtuar nga shitja e produkteve false. Gjithsesi, për rastet e këtij viti, Drejtoria e Bujqësisë është duke bërë verifikimin dhe më pas premton me ndërhyrje.

“Po verifikojmë prodhimin e fermerëve fillimisht dhe pastaj do të ndërhyjmë, duke mbrojtur jo siç pretendohet fermerin, por distributorin”, ka përfunduar inspektori Gani Saliko. Kujtojmë se tri javë më parë ishin fermerët e Lushnjës ata që akuzuan për abuzimin me farërat e domates.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com