FIER- Një zjarr i fuqishëm shpërtheu sot rreth orës 12.35 minuta në ndërmarrjen e përpunimit të serës në Fier. Flakët kanë përfshirë fillimisht një depozitë 5 tonëshe me solar dhe më pas 3 autobote që do të shkarkoheshin në fabrikë.
Ngjarja ndodhi farë pranë fabrikës së tullave me pronar të mëprshëm ministrin e Energjetikës, Dritan Prifti.
Konfirmohet se flakët e para kanë përfshirë në mënyrë të papritur depozitën 5 tonëshe e cila ka qenë e mbushur me solar, ndërsa policia dyshon se një kolpo tensioni është bërë shkak për zjarrin.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes flakët përfshinë më pas 3 autobote duke krijuar re të mëdha tymi në qytetin e Fierit.
Gjashtë zjarrfikëse dhe mbi 20 punonjës kanë luftuar për më tepër se 4 orë me flakët duke bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e tyre.
Fatmirësisht nga flakët nuk ka mbetur i lënduar asnjë person, ndërsa një automjet që ndodhej i parkuar aty pranë është shkrumbuar i tëri.
Popularity: 1% [?]




