Kategoria | Turizem

Divjakë, qendër shëndetësore në masivin e pishave

Fier- Në dy klinikat mjekësore në plazhet e Fierit shërbimi nuk është 24 orë

Fieri si qark numëron katër plazhe të njohura. Ato janë: plazhi i Divjakës, Semanit, Darëzezës dhe Pushporos, të cilët klasifikohen si plazhe publike. Ndërkohë që rezultojnë si vende të përdorura për plazh edhe sipërfaqe bregdetare të tjera që kanë një numër të vogël pushuesish, siç është Karavastaja në Lushnjë, Adriatiku po në Lushnjë, apo dhe Agimaj në Libofshë të Fierit. Numri i pushueseve në këto miniplazhe është i vogël, pasi frekuentuesit janë banorë të zonës pranë tyre. Nga të gjitha plazhet vetëm dy kanë shërbimin shëndetësor. Bëhet fjalë për Divjakën dhe atë të Semanit. Qendrat shëndetësore në këto plazhe ekzistojnë pranë qendrave urbane. Kështu, plazhi i Divjakës, duke qenë vetëm pak kilometra larg qytetit me këtë emër, ka favor ekzistencën e qendrës shëndetësore, por edhe të një minispitali. Gjatë kohës së sezonit veror për këtë plazh funksionin edhe një qendër shëndetësore në masivin me pisha pranë bregdetit. Ndërkohë që në plazhin e Semanit të Fierit qendra shëndetësore ndodhet në Qendër Komunë, në fshatin Topojë.

Së fundmi ka qenë edhe projekti i FSHZH që mundësoi ndërtimin e një qendre shëndetësore. Funksionimi i qendrave shëndetësore si në Divjakë dhe Seman lë për të dëshiruar, por vlerësohet vetëm fakti i pranisë së një ndihme urgjente shëndetësore pranë plazhit.

Kurse në plazhet e tjera të Qarkut të Fierit shërbimi mjekësor merret kryesisht në Lushnjë dhe Fier. Edhe qendrat shëndetësore në dy plazhe nuk japin shërbim 24 orë. Ato më shumë qëndrojnë mbyllur. Në takimin për çeljen e sezonit turistik të Fierit, zhvilluar pak kohë më parë në prefekturë, drejtori i Shëndetit Publik, Vasillaq Dhamo, mes të tjerave u përqendrua edhe te mungesa e shërbimit mjekësor në vendet turistike dhe kryesisht në plazhe.

Popularity: 2% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com