Projekti 550 mijë dollarë financohet nga Banka Botërore. Një grup ekspertësh të kompanisë franceze “Soregah”, e financuar me kredi të Bankës Botërore, nisën këto ditë punën për projektin e studimit të fizibilitetit në vlerësimin e potencialeve hidroenergjetike të lumenjve. Sipas Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, ky projekt hedh hapin e parë konkret në identifikimin e siteve më të përshtatshme për ndërtimin në të ardhmen, të veprave energjetike. Njoftimi i bërë dje publik nga KESH-i sqaronte se, projekti i studimit, për gjetjen dhe vënien në eficencë të potencialeve hidrike kap shifrën e 550 mijë dollarëve. KESH-i e konsiderohen me rëndësi këtë projekt, në një kohë kur aktualisht vetëm 35 për qind e rezervave potenciale hidroenergjetike të vendit shfrytëzohen. Studimi i francezëve do të fokusohet në pellgjet ujëmbledhës të lumit Vjosë, Drin (pjesa e sipërme e tij mbi hidrocentralin e Fierzës) dhe Seman, duke përfshirë Osumin dhe pjesën e poshtme të Devollit si kontribuues në pellgun e Semanit. “Në objektivin e këtij studimi, është analizimi i kushteve hidrologjike, meteorologjike, gjeologjike, sizmike, po kështu edhe vlerësimi i impaktit ambiental dhe zhvillimit social të këtyre zonave, me qëllim që të identifikojë kapacitetet gjeneruese, duke përcaktuar në këtë mënyrë skemat optimale të shfrytëzimit dhe ndërtimit të hidrocentraleve në lumin Vjosë”, tha kreu i KESH, Gjergj Bojaxhi, i cili inspektoi terrenin, së bashku me specialistët vendas dhe ata francezë.
Plan-veprimi
Studimi i francezëve do të fokusohet në pellgjet ujëmbledhës të lumit Vjosë, Drin (pjesa e sipërme e tij mbi hidrocentralin e Fierzës) dhe Seman, duke përfshirë Osumin dhe pjesën e poshtme të Devollit si kontribuues në pellgun e Semanit





October 21st, 2008 me 11:29 am
Do te jete nje zdhvillim per infrastrukturen e gjithe vendit ishalla realizohet.
October 21st, 2008 me 6:39 pm
Ide fantastike per Mallakastren dhe sigurisht Fierin
te realizohet sa me shpejt pa hezitim fare
December 19th, 2008 me 7:28 pm
Ishalla po e ndertojne se me mire per te gjithe eshte.