Kategoria | Turizem

Plazhi Pishporos, vuan mungesen e investimit per uje, drita e rruge

I bukur, por edhe pse i lene ne meshire te fatit, vazhdon te jete i frekuentuar. Gjate gjithe ketyre diteve, temperaturat e larta kane bere qe shume pushues t’i drejtohen bregut te Pishporos, ne rrethin e Fierit. Por keta, se bashku me ushqimet, marrin me vete lopata per te punuar reren. Fundjava tregoi se ky plazh eshte i nevojshem per fieraket, por ata ankohen se askush nuk kujtohet per investime ne kete zone. Se fundi, rreth 2000 veta kane preferuar kete bregdet, edhe pse ashtu si cdo vit pa asnje ndryshim, apo ndonje investim sado i vogel. Kryetare komunash, qe kane kaluar ne gjithe keto vite tranzicion, askush nuk eshte kujtuar per te shtruar rrugen qe te con ne bregdet, per te investuar te pakten per kushtet elementare, per te cuar ujin e pijshem apo dritat ne bregdet, ku mund te ndertohet nje lokal, apo cdo pushues kur del nga deti te shpelahet me uje te embel, pasi do te shkoje drejt shtepise se tij.

“Nga shteti nuk kemi asnje fond, keshtu qe edhe kete vit gjendja do te jete po njesoj si vitet e tjera”, thone banoret e kesaj zone. Per te ndryshuar disi situaten, prefekti i Fierit, Shahin Bejdaj, ka mbledhur kryetaret e komunave, qe kane ne varesi kete bregdet, lidhur me kete problem, duke kerkuar marrjen e masave urgjente, qe plazhi te pastrohet. Vetem keshtu, fieraket do te mund mos ta braktisin kete pasuri qe prej shume vitesh nuk ka pare asnjehere interesim nga pushteti. Por, keta te fundit kete vit jane te vonuar, pasi me fondet e tyre modeste cdo vit kane krijuar grupe pune per mirembajtjen e territorit te plazhit. Vete qytetaret kerkojne qe sezonin e sivjetshem te plazhit, bregdeti i Pishporos, i cili ka nje pyll te shkelqyer dhe nje rere kuruese te mos braktiset prej tyre dhe, fare mire, kete deshire te ketij komuniteti e ka ne dore pushteti, si lokal, ashtu edhe qendror. Banoret, qe shkojne ne plazh, nisen qe heret ne mengjes, ne oren gjashte. Ata udhetojne deri ne bregdet me karroca me kuaj e gomare te hipur ne karroceri, apo ne makine te ndryshme, si dikur para viteve ‘90. Kjo dukuri edhe sot eshte per t’u habitur, por, sipas tyre, shkak eshte rruga e keqe, ku nuk mund te shkoje makina pervecse atyre me karroceri, qe nuk u ze poshte ne guret e medhenj te rruges.

Gjon Ndreu, “Kerkojme te pakten, rruge, uje e drita”

Shqetesimi per mungesen e investime i frikeson vendasit se mund te zhduken vlerat e plazhit te Pishporos. “Eshte per te ardhur keq, pasi rera eshte e mrekullueshme, shume e pasur me jod dhe shume kurative per te semuret me reumatizem. Edhe pse nuk eshte vene dore asnjehere nga pushteti lokal, perseri ky plazh frekuentohet shume nga banoret vendas, Fieri, Levani, Roskoveci e shume zona te tjera perreth. Po te kishte rruge te shtruara, uje dhe drita, do te kishte me shume lokale per argetim, per te mos thene qe do te kishte me shume investime, vecanerisht nga biznesmenet privat”.

Lami Koco: Plazhi ka mbetur njelloj si para ‘90

Plazhi i Pishporos eshte nje plazh me vlera te medha kurative, plazh qe per nga rera vleresohet njesoj si plazhi i Semanit apo i Divjakes, keshtu e prezanton per gazeten “KJ”, Koco vendin e tij te pushimit. “Eshte per te ardhur keq, teksa shikon qe ky plazh, edhe pse nuk ka asnje lloj investimi nga pushteti qendror apo vendor, frekuentohet shume nga banore e zonave rurale. Kete plazh e frekuentoj pasditeve me familjen, por po te ishte rruga e shtruar do te ishte me mire, pasi frekuentimi i tij do te ishte me i populluar, jo vetem prej banoreve te zones, por edhe prej banoreve te zonave te tjera si Berati, Ballshi”.

Flora Beja: “Plazhin e Pishporos nuk e nderroj me askend”

Flora eshte nga Fieri, por kete plazh ka qe para viteve ‘90 qe e frekuenton rregullisht me bashkeshortin e femijet. “Eshte plazh i mrekullueshem, me ujin e detit te paster e reren gjithashtu, pothuajse krejt te paprekur. I shoh qe vete pushuesit kujdesen per ta mbajtur te paster. Drejtues te pushtetit vendor duhet te vene dore e te rregullojne rrugen, te sjellin drita dhe uje ne plazh, pasi, po te jene keto dy te fundit, plazhi i Pishporos eshte nje mrekulli, ku gjen te nderthurura ujin e detit, reren e paster dhe freskine e pyllit me pisha shume prane detit”.

Feruze Spahiu, rera e Pishporos me ka sheruar nga reumatizma

Edhe pse ka shetitur shume plazhe, efektin me te mire e ka gjetur te Pishporo. “Kam shkuar ne shume plazhe prej vitesh. Kam shkuar edhe ne perlat e Jonit, por plazhet e Divjakes, Semanit e Pishporos, me eshte krijuar bindja, nga vete rezultati qe i kane dhene shendetit tim fizik, se s’mund t’i nderroj me asnje plazh. Ne vitet para ‘90-es kam frekuentuar shume plazhin e Semanit dhe te Divjakes, por pas ‘90-es frekuentoj rregullisht plazhin e Pishporos. Ka rere te mrekullueshme. Jodi i saj, nxehtesia, vlerat kurative, jane te pakrahasueshme, me sheruan nga reumatizma.

Elisabeta Vasili, “Kete vit e zbulova kete plazh”

Edhe pse i pelqen shume plazhi, Elisabeta tregon se nuk mund te rri shume gjate, pasi nuk ka kushte. “Kam shkuar ne shume plazhe, pasi bashkeshorti im ka qene oficer. Tashme pas viteve ‘90, femijet kane shkuar jashte shtetit, ku punojne e jetojne andej. Vjet ne pushimet e plazhit kemi njohur nje mikun tone, i cili na tha fjalet me te bukura per kete plazh dhe menduam qe kete vit te pushonim ketu. Nuk mundemi me shume se pese dite, pasi banesat jane larg nga deti e rera, rruge nuk ka, drita ne plazh per lokalet nuk ka, uje s’ka. Po te ishin keto tre komponente, do te ishte nje plazh i mrekullueshem”.

Rozalia Barozi: Plazhe te virgjera, nje mrekulli natyrore

Turistet italiane mahniten nga bukurite, por cuditen se si jane lene pa kushtet elementare keto plazhe. Pame njerez qe po ecnin me karroca si ne dikur ne fshatrat tona para viteve ‘50 dhe u beme kureshtar. Ndaluam dhe pyetem, na thane se po shkonin ne plazh. Shkuam edhe ne pas tyre. Ky plazh eshte i virgjer me vlera te verteta natyrore. Nje rere gri, kokerr vogel e nxehte dhe e pasur me jod. Uji i detit i paster. Megjithate, le shume per te deshiruar se nuk ka uje per te pire, vecse asaj qe mund te marresh me vete apo tek-tuk te disa lokale, qe jane disi larg, ne pyllin me pisha. Erdhem me makinen tone qe e kemi shtepi me vete. Por s’mund te rrime, pasi s’kemi uje dhe drita qe t’i lidhim me makinen. Plazhi eshte nje mrekulli natyrore”.

Bepe Barozi, I pelqen t’i beje pushimet ne formen e aventurave. Pjese te aventures e quan edhe faktin e surprizave qe i paraqiti plazhi i Pishporos.”Une bashke me bashkeshortin tim vendosem qe kete vit te zgjidhnim Shqiperine per pushime tona, te cilat gjithmone kane qene ne vende te ndryshme. Por kete vit, vertet jemi mahnitur nga bukurite e plazheve te Shqiperise. Ndersa ketu ne Pishporos, ajo qe na beri me shume pershtypje pervec gjithcka te paprekshme qe kishte, nuk mund ta besojme dot se si ne nje vend kaq te bukur mos te investohet, te pakten per te ruajtur ate c’ka natyra u ka falur”

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu