Semani është zgjuar sot në festë. Që në orët e para të mëngjesit, Komuna Topojë që ka nën juridiksionin e saj dhe Semanin, është veshur me ngjyra festive për të kaluar një ditë të veçantë që përkon jo vetëm me çeljen e sezonit turistik, por dhe me ditën kulturore të kësaj zone. Në këtë aktivitet të veçantë dhe individual të kësaj zone kanë qenë të pranishëm kryetari i Qarkut Fier, Luan Muçaj, drejtori ekzekutiv i Fondit Monetar të Zhvillimit, Benet Beci, përfaqësues të Drejtorisë Arsimore të Fierit, si dhe përfaqësues të njësive të tjera vendore dhe nxënës shkollash. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte revokimi i vlerave kulturore të kësaj zone, si dhe hapja e siparit turistik, duke ofruar ambiente dhe infrastrukturë të nevojshme për të gjithë pushuesit që do të frekuentojnë bregdetin e kësaj zone.
Popularity: 2% [?]





June 26th, 2011 me 10:43 pm
Pershendetje!
Nje nje broshure te pregatitur e qe ka logon e Bashkise se Fierit, ku reklamohen vendet turistike,kam pare nje harte ku Kosova figuron akoma si pjese e Serbise.Kjo eshte nje gje e tmerrshme pasiqe kjo tingellon sikur kjo Bashki jo qe nuk e njeh KOsoven si pjese te Shqiperise,por nuk e njef as si Republike!TURP!!!