Kategoria | Turizem

Etiketat : , ,

Turizmi malor në Shqipëri, Turistet me bukur se ne Europe.

Shqipëria mund të krenohet me turizmin e saj malor, i harruar nga turistët shqiptarë, por i vlerësuar nga ato të huaj.

Mjaft turistë që kanë parë zonën e Thethit shprehen për “Rojter” se kjo zonë është më origjinale dhe më e bukur se në Alpet e Europës.
TIRANE- Më në fund Shqipëria mund të krenohet edhe me turizmin malor, me ato zona të harruara nga vetë turistët shqiptarë të diskriminuara nga regjimi komunist, por të preferuara tashmë dhe të vlerësuar nga të huajt. Zona e Thethit në kulm të Shqipërisë konsiderohet për mjaft turist një nga pjesët më të bukura malore në të gjithë Europën. Një turist çek është shprehur për agjencinë e lajmeve “Rojter”, “vite më parë kam udhëtuar rreth Alpeve në qendër të Europës, nuk i pëlqej më ato vende pasi ka shumë turistë ne tashmë kërkojmë një natyrë më të pastër dhe këtë e gjejmë në këto male, pasi gjithçka këtu është natyrale. Dhe ja çfarë pëlqej në Shqipëri male të bukur, njerëy të pastër dhe natyrë të mrekullueshme”- u shpreh turisti çek.

Turistët preferojnë të hanë ushqim në natyrë, të flenë në natyrë edhe pse kjo është diçka e frikshme në këtë natyrë të egër dhe origjinale. Një tjetër turiste çeke shprehet nëse do ta krahasojmë këtë vend me Austrinë ose Zvicrën këtu është një zonë më pak turistike, por është e këndshme sepse mund të jesh vetëm ti mes maleve pa njerëz apo turistë të shumtë rreth e qark”

Këtu turizmi nuk është shumë i organizuar, vetë banorët janë përpjekur të modernizojnë shtëpitë e tyre në mënyrë që turistët të gjejnë mjedisin e rehatshëm që kërkojnë.

Prek Harusha, një nga pronarët e Haneve që strehojnë turistë në këtë zonë shprehet.
“Ushqimet që gatuajmë janë prodhim vendi, kjo është edhe ajo çka kërkohet nga turistët. Dikur në kohë ne kemi pritur edhe njerëz pa lekë pasi ne jemi malësore dhe ruajmë traditën e mikpritjes edhe e presim. Por tashmë ka ndryshuar koha dhe janë turistë ata që na vinë dhe çmimet janë të arsyeshme”- theksoi Harusha.

Një shekull më parë një shkrimtare britanike e famshme Edit Durham ra në dashuri me këtë vend malor, ajo shkroi edhe një libër në vitin 1909. sot kullat e Thethit janë modernizuar falë një ndihme simbolike nga investitorët gjerman, megjithatë ato kulla ruajnë ende origjinalitetin e tyre. rruga nuk është fort e mire edhe pse vetëm tre orë e gjysmë nga Tirana, por është fakt tashmë se kjo zonë po korr fitimet e veta dhe po bëhet gjithnjë e me shumë një destinacion për të huajt që janë të dhënë pas turizmit malor.

Popularity: 7% [?]

1 Koment(e) Per Kete Postim

  1. Milanisti Thote:

    RRofte thethi

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com