Zona bregdetare në jug të vendit do të vuajë sot mungesën e energjisë. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes nëpërmjet një deklarate të shpërndarë dje në media informoi se ditën e sotme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Himarë dhe në të gjithë bregdetin pasi do të ketë punime në rrjetin e Himarës.
Sipas OSSH-së energjia do të mungojë gjatë gjithë ditës, pas ndërhyrjes që do të bëhet për të përforcuar rrjetin elektrik, përpara sezonit turistik.
Popularity: 2% [?]




